Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

27 vite PD/ Grida Duma ka një urim të veçantë

Postuar: 11/12/2017 - 22:03

Deputetja e PD-së Grida Duma, ka zgjedhur të urojë  Partinë Demokratike në 27 vjetorin e krijmit me një dedikim, për të gjithë themeluesit e saj. Grida postimin e saj e nis me frazën “Unë nuk jam anëtar i asnjë partie politike, Unë jam demokrat”.  Më tej ajo vazhdon të specifikojë që dedikimi i saj shkon për gjithë demokratët, që kanë themeluar PD-në. Ata të përhershmit të pandryshueshmit demokratë që nuk kanë asnjë droje të thonë të vërtetat, që kanë parë shumë të ikin e vijnë që kanë mençurinë të tolerojnë dhe të kuptojnë shumë përgjatë këtij rrugëtimi të Partisë Demokratike, janë palca e shtyllës së saj kurrizore që nuk lodhet ta “ushqejë” historikisht", shkruan ajo.

POSTIMI I PLOTË:

“Unë nuk jam anëtar i asnjë partie politike, Unë jam demokrat”

Will Rogers

“Unë jam demokrat, nga ata të hershmit”, këtë togëfjalësh të rrok veshi në çdo përvjetor të Partisë Demokratike.

Nuk mungojnë kurrë në këto përvjetorë idealistët e vërtetë të saj, pikërisht ata që e duan jo thjeshtë dhe vetëm si parti politike dhe jo thjeshtë dhe vetëm kur ajo qeveris.

Madje mund të jenë pikërisht këta që kur Partia Demokratike qeveris bëjnë një hap pas dhe ruajnë të paprekur lidhjen e tyre të shenjtë me të, atë lidhjen që nisi në fillesë, kur e krijuan si një ëndërr ndryshimi të jetës së tyre dhe mbarë shqiptarëve.

Demokratët, ata qëndrestarët, që herë herë përloten duke kujtuar se si u themelua kjo parti dhe jo pak herë tensionohen duke propozuar për më mirë, janë aseti më i madh i trashëgimisë së saj.

Ata të përhershmit të pandryshueshmit demokratë që nuk kanë asnjë droje të thonë të vërtetat, që kanë parë shumë të ikin e vijnë që kanë mençurinë të tolerojnë dhe të kuptojnë shumë përgjatë këtij rrugëtimi të Partisë Demokratike, janë palca e shtyllës së saj kurrizore që nuk lodhet ta “ushqejë” historikisht.

Urimi i madh dhe mirënjohës dedikohet për ta!

24993254_912535815578730_3104155570040841219_n

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/01/2018 - 22:09

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha se do ti drejtohet nesër me një letër informuese Ambasadorëve në vendin tonë dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare lidhur me propozimin e opozitës për amendimin e Kushtetutës në mënyrën sesi zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm.

Postuar: 17/01/2018 - 20:19

Një aktivietet kushtuar figurës së Skënderbeut në Qendrën Kulturore Ortodokse është kryer këtë mbrëmje dhe mesazhi i Presidentit Meta në fjalën e tij i është drejtuar partive po

Postuar: 17/01/2018 - 20:09

Krijohet Flota e Solidaritetit, përmes të cilës do të garantohet sipas Kryeministrit Edi Rama, kalueshmëria në çdo aks rrugor.

Postuar: 17/01/2018 - 19:09

Në ditën ku shënohet 550 vjetori vdekjes së Skënderbeut, ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me komunitetin arbëresh.

Postuar: 17/01/2018 - 18:22

Ambasadori i ri i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Postuar: 17/01/2018 - 17:29

Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima komenton premtimet e qeverisë së Edi Ramës për shëndetësinë falas.

Postuar: 17/01/2018 - 17:08

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, deputeti i PD Oerd Bylykbashi shpjegoi skemën se si Partia Socialiste po bëhet gati të vendosë nën kontroll politik institucionin më të rën