Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

27 vjeçari vdiq në qeli, Berisha: Kriminelët me uniformë e kanë torturuar

Postuar: 17/05/2018 - 16:58

Ish-kryeministri Sali Berisha pas ngjarjes në Korçë ku një i ri, babai i tre fëmijëve gjeti vdekjen ndërsa ndodhej në paraburgim. Berisha ngre akuza të rënda ndaj policisë dhe thotë se e kanë torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe i kanë marrë jetën që të pranonte akuzën për vjedhje. Ai i shpreh ngushëllime familjes së 27-vjeçarit dhe gjithë komunitetit rom në Korçë, ndërsa iu bën thirrje qytetarëve të ngrihen për të përmbysur regjimin.

STATUSI I BERISHËS
Masakrohet barbarisht deri në vdekje nga racistët, kriminelët me uniformë babai i tre fëmijëve, Enea Ftoi! Të dashur miq, racistët e kriminelet me uniformë kanë torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe i kanë marrë jetën si xhelat të riut 27-vjeçar rom, prind i tre fëmijëve, në qelitë e komisariatit të Korçës.
Ai ishte futur në qelitë e Komisariatit para tre ditësh me akuzë për vjedhje dhe torturuar shtazërisht gjer në vdekje për të pranuar akuzat.

Duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit Enea Ftoi dhe të gjithë komunitetit rom të Korçës dhe mbarë Shqipërisë, dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt mizor e racist që dëshmon fytyrën e vërtet të narkoshtetit të Edvin Kristaq Ramës.

Me këtë rast i bëj thirrje komunitetit rom dhe mbarë qytetarëve shqiptarë të ngrihen për të përmbysur me revoltë të fuqishme këtë regjim kriminelësh të urryer!

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/03/2019 - 12:04

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar se është gati të lërë mandatin e tij si President për zgjidhjen e krizës në vend.

Postuar: 20/03/2019 - 12:03

Fjoralba Caka është zëvendësministrja e re e Drejtësisë.

Postuar: 20/03/2019 - 11:34

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar se është gati të lërë mandatin e tij si President

Postuar: 20/03/2019 - 11:19

Mëngjesin e sotëm qarkulloi lajmi se ministri i Jashtëm i deleguar, Gent Cakaj ka shkarkuar nga d

Postuar: 20/03/2019 - 11:07

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka akuzuar sot ministrin e brendshëm, Sandër Lleshaj s

Postuar: 20/03/2019 - 10:42

Lulzim Basha, Gazmend Bardhi, Ilir Dervishi dhe Arben Ristani pritet të paraqiten ditën e enjte p