BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

28 vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, flasin protagonistët: Organizimi ishte spontan, ja si u mblodhëm tek Sheshi Skënderbej

28 vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, flasin

Dje u shënuan plot 28 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit të Enver Hoxhës. Në datën 20 shkurt të vitit 1991, mijëra të rinj u nisën nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës për të rrëzuar monumentin e Enver Hoxhës. Në përkujtim të kësaj date, gazeta kontaktoi dje me Fatmir Merkoçi, i cili ka qenë një ndër protagonistët e lëvizjes popullore që shembën shtatoren e diktatorit dhe një ndër themeluesit e Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij, Merkoçi tregoi me detaje të gjithë organizimin e popullit, ndërsa sqaroi se rrëzimi i bustit nuk ishte diçka e planifikuar. Sipas tij, pas thirrjes së bërë një natë më parë, njerëzit fillimisht u mblodhën tek Qyteti Studenti dhe më pas marshuan drejt qendrës, por aty hasën në përballje me forcat e policisë. “Një natë më parë, në datën 19 shkurt u krijua Sindikata e Pavarur, u bë mbledhja një natë më parë. Në bashkëbisedim me kryetarin e Sindikatës, hodha idenë që të bëjmë një thirrje për popullin që të dalim në mbështetje të studentëve. Kjo deklaratë u lexua në Televizionin Shqiptar në lajmet e orës 8. Të nesërmen në mëngjes zbritëm në Qytet Studenti dhe aty pamë që thirrja jonë ishte dëgjuar nga qytetarët dhe kishin mbushur sheshin. Gjatë këtyre minutave erdhi edhe policia, e cila kërkoi menjëherë mbylljen e lëvizjes dhe arritën deri në pikën që nxorën pistoletat. Pas shumë debatesh, zbritëm poshtë. U futëm tek Liceu Artistik. Vazhduam drejt Bulevardit. Në atë kohë ndërhyri policia, filluan goditjet e policisë me ujë me ngjyrë të kuqe dhe gaz lotsjellës”, tha Merkoçi. Ai përshkroi ndodhitë pranë Sheshit Skënderbej dhe momentin kur për një moment mbi bustin e Enver Hoxhës hipën qytetarët në shenjë revolte. “Realisht çdo gjë ishte spontane. Vajtëm tek Sheshi Skënderbej dhe pamë që i gjithë sheshi ishte mbushur me polici, me ushtri, me makina të blinduara, qen dhe rreth e rrotull ishin qytetarët. Më pas dolëm poshtë dhe vajtëm më afër piedestalit. Pas shumë përplasjesh dhe përpjekjesh me policinë e ushtrinë, pati një moment që ne shpërthyem dhe hipëm sipër monumentit. Në këtë moment policët nisën të godasin me grushte. Hipëm sipër piedestalit dhe valëvitëm një flamur. Pas disa sekondash më goditën me plumb nga policia. Në këtë moment turma u ekzaltua dhe u ndje e irrituar dhe vërshoi drejt bustit”, tha Fatmir Merkoçi. 

Më të lexuarat