BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë tregon sa persona kanë rezultuar të prekur ditën e sotme, ja si është gjendja në spitalet COVID

Koronavirusi në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë
x

Politike

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama bën publik vendimin më të fundit të qeverisë dhe jep lajmin e mirë

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ata që kanë humbur vendin e punës si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Rama njofton se do vihen në zbatim 3 programe të reja nxitjeje të punësimit.

Sipas të dhënave zyrtare, përgjatë karantinës, në Shqipëri humbën vendin e punës 33 mijë qytetarë. Nga qershori, 20 mijë prej tyre janë ripunësuar në kompani të reja apo në kompanitë origjinale që rifilluan aktivitetin ekonomik.

“Programet iu vijnë në ndihmë atyre që kanë nevojë të riintegrohen në tregun e punës. Pavarësisht çfarë flasin, jemi përpara një pasqyre domethënëse të krahasimit të viteve të qeverisë sonë dhe viteve të mëparshme. Rritja ekonomike është shoqëruar me rritje punësimi. Zyra e punës dikur në ministrinë e Punës lëshonte vec lëmosha. Rrjeti i zyrave të punës ishte një rrjet qesharak e skandaloz, godinat ndaheshin me bingo, pub-e e bare që i jepnin vetë drejtorët e tyre me qira. Sot kemi 44 mijë punëdhënës të regjistruar në sistem dhe që do të thotë 44 mijë bashkëpunëtorë të të gjithë rrjetit të zyrave të punës. Për ata që humbën punën në pandemi do kemi 2 fishim të ndihmës ekonomike pas situatës me covid. Kujtojmë që nga qershori 20 mijë prej 30 mijë personave që humbën vendet e punës u ripunësuan.

Aplikimet tani për tu ripunësuar bëhen përmes E-Albania, pa asnjë kosto shtesë”,- tha ai.

Rama tha ndër të tjera se veç heqjes së tatim-fitimit dhe TVSH-së për bizneset e vogla, do punohet për rritjen e pagës minimale si në shtet ashtu edhe në privat deri në masën 30 mijë lekë.

“Lajm i imirë është që Shqipëria është vendi me më pak vende të humbura pune për frymë se sa vendet e rajonit. Sot jemi duke definuar edhe atë masë që ka qënë një nga objektivat tona vendosja e pagës minimale 30 mijë lekë, kjo masë edhe në sektorin privat. Studimi për një rishikim të taksimit progresiv po vazhdon, do kemi edhe aty zhvillime pozitive. Duke u nisur nga njerëz që s’kanë dëshirë të pranojnë të mirën, progresin që këto masa kanë dhënë që nga korriku kur zeruam taksat dhe TVSH, iu them se kjo nuk ka të bëjë me fushatën. Ne nuk u kujtuam sot, janë të gjitha fryte që merren në kohë pas një pune të gjatë”,- tha Rama.

Më të lexuarat