Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“4 aventurierë duan funeralin e drejtësisë”, Rama tregon frymëzuesit e planit: Unë s’dorëzohem, veprimi i Metës s’ishte një rrufe në qiell të pastër, por një hap spektakolar për ...

Postuar: 13/06/2019 - 13:49

Kryministri Rama gjatë fjalës së tij në Parlament deklaroi se zgjedhjet do të mbahen me qëllim që të marrë fund marrëzia e 4 aventurierëve, duke përfshirë këtu Presidentin Ilir Meta, ish-kryeministrin Sali Berisha, kreun e PD, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin.

“Kërkojnë që Shqipëria të duket si një vend ku po bëhet nami i zi nga populli kundër narkoshtetit. Duan që në vend që Shqipëria të kapë trenin e vitit 2025 të BE, të rrijë të sfilitet e të mendojë akoma për makthin e 97. Ja pse antidekrteti i Ilir Metës është një arsye shumë e fortë për t’i bërë zgjedhjet, për t’i dalë përballë këtyre 4 aventurierëve që duan ta katandisnin këtë vend si vetveten. Doni ta dini si do e katandisin Shqipërinë? Shikojini ata. Ata duan një funeral konsensual të drejtësisë. Ata janë në hall aq të madh sa ç’është e tërë aventura kundër Shqipërisë dhe duan që halli i tyre të kthehet në hallin e gjithë shqiptarëve. Kanë hedhur lumin pa u lagur, gjthnjë të pakënaqur, e janë gati të thonë aman varja të ardhmes, po na lini rehat të tashmen, merruni vesh si të doni, po veshët mos na i çani me se ky vend kështu e paska pas fatin. Po jo, kurrsesi jo! Asnjëherë jo, unë s’do dorëzohem as si kryeministër dhe as si qytetar me hajvanllëkun përballë së keqes që e ka ngrënë këtë vend si kancer”,- tha ai.

Sipas Ramës, ideatorët e gjithë kësaj që po ndodh janë Berisha e Meta kurse Basha e Kryemadhi janë veglat e tyre.

“E vërteta e dalë cullak nga ky akt marrëzie është se veprimi i Ilir Metës nuk ishte një rrufe në qiell të pastër, por një hap spektakolar për të minuar rrugën e negociatave për në BE…Dy frymëzuesit e këtij plani (Meta, Berisha) kujtojnë se më largojnë me lmolotivët e Lulit dhe të bërtiturat e Monikës. E kanë gabim. Këta të dytët janë instumenta, kurse dy ustallarët e intrigave e kanë qitjen më të largët. Unë jam shënjestra, koka që i duhet ofruar turmës, iluzioni që i duhet artistit dhe fallxhores për orvatjen e tyre. Kanë marrë në dorë shpëtimin e popullit me doçkat e tyre të pastra dëborë.. Po ju them se preja në planin e tyre është Shqipëria”,- tha Rama.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 12:42

Kreu i Partisë  Demokratike në Shkodër, Xhevdet Amuli i ka kërkuar policisë të lirojë të arrestuarit që u përplsën ditën e djeshme me policinë.

Postuar: 19/06/2019 - 12:37

Deputeti i opozitës të re Lefter Maliqi u bën thirrje ish-kolegëve të tij policë që të mos i bind

Postuar: 19/06/2019 - 12:30

Tabloidi gjerman pitet të publikojë nesër dhe 10 audiopërgjime të reja në lidhje me shitblerjen e

Postuar: 19/06/2019 - 12:27

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, është shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës.

Postuar: 19/06/2019 - 12:14

Për gjendjen e krijuar në vend ku po ndodhin përplasje për KZAZ-të mes policisë dhe militantëve t

Postuar: 19/06/2019 - 12:11

Gjithë vendi është përfshirë në një përplasje të ashpër mes militantëve të PD e LSI, të cilët po