BREAKING NEWS

LAJM FANTASTIK! Sot shënohet rekord shërimesh nga koronavirusi në Shqipëri! Bien shifrat e infektimeve, ja çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit

LAJM FANTASTIK! Sot shënohet rekord shërimesh nga koronavirusi në
x

Politike

4 ditë nga zyrtarizimi/ Kush janë kandidatët në listat e sigurta të Ramës, mes tyre dhe biznesmenë të njohur. Mbeten jashtë edhe figura të njohur të politikës që kanë mbajtur poste të ministrave

4 ditë nga zyrtarizimi/ Kush janë kandidatët në listat e

Kur na ndajnë katër ditë nga afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, duket që për Edi Ramën emrat janë bërë gjithnjë e më të qartë, e veçanërisht ata që do të kenë vendet e sigurta.

Lista pritet që të ketë në së shumti emra të rinj, ndërsa bie në sy dhe përfshirja e biznesmenëve si Luan Bregasi në Fier, apo Vasil Llajo në qarkun e Vlorës.

Një nga pikëpyetjet që duket se ditët e fundit po merr përgjigje, është largimi i disa prej figurave të vjetra të PS-së si Fatmir Xhafaj, Ditmir Bushati apo Sandër Lleshaj të cilët me shumë gjasa nuk do të jenë pjesë e listave.

Burimet bëjnë me dije se të tre këta ish-zyrtarë socialistë, që kanë gëzuar dhe postat e ministrave të mos jenë pjesë e Kuvendit në të paktën katër vitet e ardhshme, e në rastin më të keq, të jenë përgjithnjë jashtë skenës politike. 

Në radhët e PS-së do të ketë vend dhe për deputetët e opozitës që i shërbyen në këto dy vite për të kaluar çdo ligj që kishte nevojë për shumicë të cilësuar. Ylli Shehu, Reme Lala, Halit Valteri dhe Edmond Rrushi pritet që të jenë pjesë e listës shumëemërore në qarkun e Tiranës, ndërkohë që në Elbasan pritet që të garojë dhe një i afërm i ish-deputetit të PDIU Aqif Rakipi, i cili u dogj nga logji i dekriminalizimit.

Vetë Rama pritet që të garojë në qarkun e Durrësit dhe të Vlorës, ndërsa në zgjedhje pritet që të përfshihen dhe drejtues të institucioneve si OSHEE apo Posta Shqiptare. Ardian Çela i OSHEE është në krye të fushatës në qarkun e Durrësit, ndërkohë që Laert Duraj do të jetë i treti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Gjirokatrës, të cilin e kryeson dyshja Bledi Çuçi-Mirela Kumbaro.  Po ashtu Dallëndyshe Bici e IKMT-së dhe Mirlinda Karçanaj e AKSHI-së do të jenë pjesë e listave të qarkut të Tiranës.

Emrat më të mundshëm që përfliten për të marrë pozicione të sigurta në lista sipas qarqeve:

1. Tiranë

Elisa Spiropali

Ervin Bushati

Arben Ahmetaj

Belinda Balluku

Etilda Gjonaj

Fidel Ylli

Toni Gogu

Etjen Xhafaj

Elona Gjebrea

Klotilda Ferhati

Dallëndyshe Bici

Majlinda Karçanaj

Eljo Hysko

Besnik Bare

Ogerta Manastirliu

Xhemal Qefalia

Sadi Vorpsi

2. Elbasan:

Taulant Balla

Erald Xhani

Sajmir Hasalla

Albana Hana

3. Korçë:

Niko Peleshi

Ilir Pendavinji

Blerina Gjylameti

Eduard Shalsi

4. Durrës:

Edi Rama

Lefter Koka

Milva Ekonomi

5. Fier:

Gramoz Ruçi

Erion Braçe

Luan Bregasi

Haki Çako

Petro Koçi

6. Berat:

Blendi Klosi

Ermonela Felaj

Bardhyl Kollçaku

Nasip Naço

7. Vlorë:

Edi Rama

Damian Gjiknuri

Anila Denaj

Vasil Llajo

8. Gjirokastër:

Bledi Çuçi

Mirela Kumbaro

Laert Duraj

9. Lezhë:

Lindita Nikolla

Eduard Ndrecaj

Shpresa Marnoj

10. Shkodër:

Ilir Beqaj

Benet Beci

Majlinda Agoni

Paulin Stërkaj

Luan Harusha

11. Dibër

Olta Xhaçka
Agron Cerri
Aurora Mara
Alfir Shima

12. Në Kukës PS ka pritshmëri vetëm për një mandat dhe listën do ta kryesojë Greta Duraku, në listë i dyti do të jetë aktori Petrit Malaj.

Më të lexuarat