Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

45 milionë lekë investim, Sandër Lleshaj tregon detajet çfarë do ndodhë në pikat kufitare

Postuar: 12/07/2019 - 10:40

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka inauguruar sot godinën e Policisë Kufitare në Han të Hotit. Nga kjo pikë kufitare, ministri Lleshaj ka deklaruar se do të përmirësohen të gjitha portat hyrëse të Shqipërisë, duke i bërë ato dinjitoze dhe të rregullta.

Sipas tij, pika kufitare e Hanit të Hotit është kompletuar në infrastrukturë, por tani duhet të kompletohet edhe në shërbim. Lleshaj ka theksuar se do të ketë një investim 45 milionë lekë për krijimin e kushteve për të përmirësuar nivelin e cilësisë së shërbimit në pikat kufitare.

“Ne duhet t’i përmirësojmë portat e hyrjes së Shqipërisë, ato duhet të jenë dinjitoze, të lira për kalimin e rregullt dhe të pakalueshme për kalimin e parregullt. Sot kompletojmë këtë pikë kufitare dhe një nyje e rëndësishnme për vendin tonë. Kompletimi në infrastrukturë, por ajo që vjen është kompletimi në shërbim. Jo vetëm do ofrojmë shërbime moderne për qytetarët, por edhe të besueshëm. Investimi 45 milionë lekë krijon kushte për të përmirësuar nivelin e cilësisë së shërbimit tonë.

Të gjitha këto kanë impakt edhe te zhvillimi i turizmit. Fluksi turistik ka ardhur në rritje të vazhdueshme dhe kemi një rritje thuajse 10% nga viti i kaluar të fluksit turistik. Me qëllim që të përballojmë më mirë flukset turistike, duhet të përgjigjemi me investime të shtuara, ndaj do modernizojmë të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Përveç investimit në infrastrukturë, e rëndësishme është investimi në procedurat e kalimit të kufirit, që mos të ketë fluks. Punonjësit e policisë kufitare duhet të jenë në lartësinë e duhur, me integritet të lartë profesional e moral”, ka deklaruar Lleshaj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 23:59

Deputeti i PD-së Myslim Murrizi ka befasuar me deklaratën duke u shprehur se Partia Socialiste donte zgjedhje të parakohshme pas djegies së mandateve nga demokratët, por ndërkombëtarët nuk i kanë lejuar.

Postuar: 23/10/2019 - 22:57

Policia e Shtetit ka zbuluar një celulë terroriste iraniane, që do të kryente një akt terrorist n

Postuar: 23/10/2019 - 22:56

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka komentuar mos-hapjen e negociatave më 18 tetor nga BE

Postuar: 23/10/2019 - 22:44

Kreu i PAA-së, Agron Duka tha se pasi të bëhet reforma zgjedhore të kalohet me një qeveri teknike

Postuar: 23/10/2019 - 22:42

Deputeti demorkat, Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Arena”  deklaroi se krer

Postuar: 23/10/2019 - 22:30

Deputetit të Partisë Socialiste, Ervin Bushati tha se detyrat Shqipëria i ka plotësuar.

Postuar: 23/10/2019 - 22:21

Deputeti Myslim Murrizi tha se parrulla "Rama ik", u zbut para pak kohësh u bë “G