BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“46 orë e 50 minuta përgjime të Taulant Ballës me vendim Gjykate!!?”/ Basir Çollaku trondit me faktet dhe publikon dokumentet: Si u asgjësuan përgjimet e politikanit “Taulant” mbi masakrën e 2016-ës me tre të vrarë dhe 7 të plagosur

“46 orë e 50 minuta përgjime të Taulant Ballës me

Dëshmia e Ardian Çapjas se një politikan i lartë me emrin Taulant është i përfshirë në përgjimet e masakrës së shkurtit të vitit 2016 në Elbasan duket se ka tronditur disi politikën ne vend.

Çapjaka deklaruar se gjatë hetimeve doli në përgjime emri i një politikani me emrin Taulant, por përgjimet u fshinë me urdhër të gjykatës.

“Pas masakrës së 3 Shkurtit 2016 unë nuk kam dalë më nga shtëpia. Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtar i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmënd sepse më rrezikohet familja” deklaroi Çapja.

Ndërkohë PD ka akuzuar drejtpërdrejtë Ballën si një vrasës dhe se me urdhër të tij u ekzekutua avokati Ravik Gurra.

Gazetari Basir Çollaku, njofton se oficerët e policisë gjyqësore në vitin 2016 kanë kërkuar përgjimin e telefonit të Taulant Ballës, kërkesë kjo e pranuar nga prokuroria.

Por një muaj më mbrapa ka ardhur kërkesa po nga oficerët e policisë gjyqësore, që të fshihen përgjimet në telefonin e Ballës, pasi ishte një lapsus duke çuar në këtë mënyrë edhe asgjesimin e të gjitha përgjimeve.

Rikujtojmë se dhe sot, kreu i PD Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj Ballës, duke i thënë se bën porosi vrasjesh dhe se duhet të shkojë në prokurori.

VENDIMI I PLOTE

Me datë 03/02/2016, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, ka regjistruar procedimin penal nr. 229, i cili bën fjalë për vepra penale të “vrasje në rrethana të tjetra cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 79 germa “dh” dhe “e” e 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Nga të dhënat që i bashkëngjiten kërkesës së organit të prokurorisë rezulton se:

Me datë 03.02/2016, rreth orës 20.00, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit, pikërisht në lokalin e shtetasit Agron Çapja, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri, duke vrarë shtetasit Agron Ramazan Çapja, Ardit Enver Sinakoli, dhe Eno Kujtim Bedalli. Në këtë ngjarje janë plagosur shtetasit Ardian Zharri, Fejzulla Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bujar (Panajot) Rreshka, Florenc Çapja dhe Arnold Çapja.

Shërbimet e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit, kanë marrë informacion si dhe kanë kryer veprimet hetimore për dokumentimin e kësaj ngjarjeje. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës material, një automatik model 56 me nr.11113214 me një krehër pa fishekë, një krehër automatiku model 56 me 26 copë fishekë, 72 copë gëzhoja model 56 me kapsolla të goditura si dhe 3 predha kalibër 7.62 mm, të cilat janë dërguar për ekzaminimet përkatëse laboratorike.

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore në rrugë operative , shërbimet e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë  Elbasan, kanë marrë informacione për shtetas, të cilët mund të marrin ose transmetojnë komunikime nga të dyshuarit, si dhe nga shtetas, vëzhgimi i të cilëve mund të çojë në zbulimin e vendndodhjes ose të identitetit të të dyshuarve.

Me datë 04/02/2016, oficerët e Policisë Gjyqësore, të Drejtorisë së Policisë Vendore Elbasan, dhe konkretisht specialisti i hetimit për Krime të Rënda shtetasi Eduart Hasani dhe shefi i sektorit për Krime të Rënda, shtetasi Edvin Ndreu kanë depozituar në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, një informacion me të cilin kërkojnë përgjimin telefonik të disa numrave të kompanive të telefonisë celulare që operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Me anë të këtij informacioni, Policia Gjyqësore i ka kërkuar prokurorisë të vendosë lejimin e menjëhershëm të përgjimit edhe për numrin e telefonit celular 0682055399, që përdoret nga një shtetas me emrin Taulant.

Me vendimin e datës 04/02/2016, duke respektuar kërkesat ligjore të parashikuara në nenin 222 pika 2 të Kodit të Procedurës Penale, prokurori ka vendosur lejimin e përgjimit të menjëhershëm të numrave të telefonit që kërkoheshin në informacionin e Policisë Gjyqësore, përfshirë këtu edhe numrin e telefonit celular 0682055399, që përdoret nga shtetasi me emrin Taulant. Ky vendim i është njoftuar menjëherë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e saj nr. 88, datë 05/02/2016, ndër të tjera ka vendosur: Vlerësimin e ligjshëm të vendimit datë 04/02/2016 të prokurorit për lejimin e përgjimit, përfshirë edhe numrin e telefonit 0682055399 që përdoret nga shtetasi me emrin Taulant.

Në datë 06/02/2016 me nr. protokolli 1947, në prokurori është administruar shkresa nr. protokolli 711, datë 06/02/2016, e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, me të cilën ka dërguar informacionin e oficerit të Policisë Gjyqësore Edvin Ndreu. Me këtë informacion, organi i procedurës njoftohet se:

Në identifikimin e saktë të numrit të telefonit 0682055399, që përdoret nga shtetasi me emrin Taulant, është bërë një lapsus. Në informacion, oficeri i Policisë Gjyqësore Edvin Ndreu kërkon ndërprerjen e menjëhershme të përgjimit për numrin 0682055399, që përdoret nga shtetasi me emrin Taulant.

Në këto rrethana, organi i procedurës, duke vlerësuar se për numrin e telefonit 0682055399, që përdoret nga shtetasi me emrin Taulant, nuk ekzistojnë kushtet e përgjimit. Më 06/02/2016 ora 12.10 ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të përgjimit të tij dhe me shkresën nr. prot. 1329 datë 08/02/2016 ka njoftuar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila e ka vlerësuar të ligjshëm vendimin e prokurorit për lejimin e përgjimit.

Në këtë fazë të hetimit paraprak, duke vlerësuar se dokumentacioni i përgjimit të numrit të telefonit 0682055399, që i përket shtetasit me emrin Taulant, nuk mund të përdoret, sepse në këtë rast, organi i procedurës nuk ka respektuar dispozitat e kreut III, seksioni IV të Kodit të Procedurës Penale. Me të drejtë organi i prokurorisë ka kërkuar nëpërmjet kërkesës objekt gjykimi, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka dhënë vendimin për lejimin e përgjimit, që ky i fundit të asgjësohet, pikërisht për shkak se ashti sikundër thekson prokurori, me këtë numër ka ndodhur një lapsus!!!!!!!!!!

Nisur nga kërkimi i sipërm i prokurorit, gjykata çmon se ka vend që ajo të pranohet nisur nga kjo mbështetje ligjore.

Neni 224

1-Procesverbalet dhe regjistrimet ruhen pranë prokurorisë që ka urdhëruar përgjimin, derisa vendimi të marrë formë të prerë, me përjashtim të atyre që ndalohet përdorimi. Por kur ky dokumentacion nuk është i nevojshëm, të interesuarit mund të kërkojnë asgjësimin e tij. Mbi këtë kërkesë vendos gjykata që ka bërë vlerësimin e përgjimit. Asgjësimi bëhet nën kontrollin e gjyqtarit dhe për veprimin mbahet procesverbal.

2- Kur prokurori vendos pushimin e çështjes, duhet të njoftojë për këtë vendim me shkrim gjykatën. Gjykata vendos për asgjësimin e procesverbaleve dhe regjistrimeve në afatin e përcaktuar prej saj dhe vë në dijeni personin e përgjuar. Me kërkesë të prokurorit, ky njoftim mund të mos bëhet në rastin kur ka rrezik për jetën ose shëndetin e të tjerëve, ose kur vihet në rrezik një hetim i nisur.

Neni 226

1-Rezultatet e përgjimit nuk mund të përdoren kur janë bërë jashtë rasteve të lejuara nga ligji ose kur nuk janë respektuar dispozitat e këtij seksioni.

2- Nuk mund të përdoren përgjimet e bisedave ose të komunikimeve të atyre që janë të detyruar të ruajnë sekretin për shkak të profesionit apo detyrës, me përjashtim të rasteve kur këta persona kanë deponuar mbi të njëjtat fakte ose i kanë përhapur në ndonjë mënyrë tjetër.

3- Gjykata urdhëron asgjësimin e dokumentacionit të përgjimeve që ndalohet të përdoren me përjashtim të rasteve kur përbëjnë provë materiale.

Nisur nga përmbajtja e sipërmeve e dispozitave ligjore rezulton se në rastin konkret jemi përpara faktit juridik kur me urdhër të prokurorit, përgjimi i nr. të telefonit celular 0682055399, që mbahet nga personi me emrin Taulant, është ndaluar si dhe në rrethanat ku po prej vetë prokurorit është kërkuar asgjësimi i përgjimeve të kryera ndaj këtij nr. për periudhën datë 04/02/2016 ora 13:20 deri me datë 06/02/2016 deri me datë 06/02/2016 ora 12:10, gjykata çmon se ky kërkim është i bazuar në ligj dhe duhet pranuar. Materialet e përgjimit për këtë periudhë kohore, të cilat iu bënë prezent gjykatës nëpërmjet shkresës me nr. prot 1731, datë 17/02/2016 të inkorporuara në një CD, duhet të asgjësohen në prani të gjyqtarit, sapo ky vendim të marrë formë të prerë. Po kështu gjykata çmon se për arsye të sekretit të hetimit, personi i përgjuar me emrin Taulant nuk duhet të njoftohet lidhur me këtë veprim procedural-hetimor

Për këto arsye

Gjykata duke parë edhe nenet 224-226 të Kodit të Procedurës penale

VENDOSI

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan
Fshirjen dhe asgjësimin e materialit të përgjimit të regjistruar në CD e ardhur në këtë gjykatë me shkresën nr. 140 datë 16/02/2016, e cila përmban regjistrimin e numrit të telefonit celular 0682055399 nga data 04/02/2016 ora 13:20 minuta deri në datën 06/02/2016 në orën 12:10 minuta
Të asgjësohet materiali i ardhur me CD me shkresën nr. 140, datë 16/02/2016 edhe në serverat që ndodhen pranë sektorit të përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, Tiranë
Gjykata e rrethit Elbasan me vendimin nr 88 datë 05/02/2016 ka vlerësuar vendimin e prokurorit të datës 04/02/2016 mbi lejimin e përgjimit të numrit të mësipërm për një periudhë kohorë prej 15 ditësh, përgjim i cili është ndërprerë me urdhër të prokurorit dt 06/02/2016 ora 12:10
Asgjësimi të kryhet në prani të gjyqtarit të çështjes ditën e nesërme të marrjes së formë të prerë të këtij vendimi
Për këtë vendim të mos njoftohet personi i përgjuar për arsye hetimi
Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë
Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda 10 ditëve nga e nesërmja e shpalljes së tij në Gjykatën e Apelit, Durrës.

Më të lexuarat