Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

5 apo 7 vite? Bardhi për mandatin e Llallës: Ja kush e përcakton

Postuar: 06/12/2017 - 21:28

E ndërsa politika dhe ekspertët janë ndarë në qëndrime nëse mandati i Prokurorit të Përgjithshëm është 5 apo 7 vite, eksperti ligjor i PD-së Gazmend Bardhi thotë se këtë e përcakton vetëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

“Qëndrimi jonë është se këtë nuk e ndan as Kuvendi, as politika dhe as ekspertët e lirë që janë në Shqipëri. Këtë e ndan organi që ka përcaktuar Kushtetuta, Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Është KLP që do të duhet të përcaktojë me vendim të tij se kur i mbaron mandati Prokurorit aktual të Përgjithshëm. Kushtetuta ndryshe nga Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë nuk ka një përcaktim që thotë se Prokurori i Përgjithshëm në detyrë i nënshtrohet mandatit të tij të mëparshëm. Mungon një rregull i tillë, kjo hap debatin nëse mandati i Llallës është 5 vjet sa çka qenë në kohën kur është emëruar apo është 7 vjet siç thotë tani Kushtetuta në momentin kur do të duhet të konstatohet mbarimi i mandatit. Qëndrimi korrekt është që këtë nuk e përcakton as Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, as partitë politike, as grupimet politike, as Kuvendi, as Presidenti përveç Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cilki nuk është ngritur ende, apo një interpretimni që mund ti bëjë Kushtetutës Gjykata Kushtetuese”, tha Bardhi. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2017 - 22:57

I ftuar në studion e lajmeve të “AbcNews”, ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta në drejtim të ambasadorit amerikan Donald Lu pas apelit që bëri sot se politika duhet të gjejë gjuhën e përbashkët për të zgjedhur Kryeprokurorin e ri.

Postuar: 12/12/2017 - 22:50

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, avokati Spartak Ngjela ku është diskutuar zgjedhja e kryeprokurorit të ri.

Postuar: 12/12/2017 - 22:35

Avokati Spartak Ngjela thotë se mes shtatë kandidaturave të paraqitura për garën për Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm, ka emra të vlerësuar.

Postuar: 12/12/2017 - 22:18

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, i ftuar ne emisionin “Studio e Hapur” në News24 komentoi zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, pas mbarimit të mandatit të Adriatik Llallë

Postuar: 12/12/2017 - 21:32

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka takuar anëtarë të shoqatës më të vjetër të diasporës shqiptare në Amerikë ”Vatra”.