
“Kukësi si Londra e vogël”/ Media britanike japin alarmin: Cilat janë 9 bandat që po trafikojnë shqiptarët, reklamojnë shërbimet e tyre edhe në TikTok

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një 35-vjeçar, dyshimet e para

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

“7 korriku, një test force”, analisti i njohur zbulon skenarin e Sali Berishës: Ka qëllim të...

Shkruar nga SOT.COM.AL 1 Korrik 2022

Politologu Ilir Kalemaj ka folur lidhur protestën e 7 korrikut, duke theksuar se Berishës i intereson të galvanizojë pushtetin brenda PD-së dhe ta “detyrojë” gjykatën të pranojë këtë realitet faktik. Ndërsa u ndal te rasti i ministres Xhaçka, Kalemaj tha se nuk ka masë kritike brenda PS-së, dhe pushteti politik dhe ekonomik është përqendruar në disa persona që janë pranë kryeministrit.
Lidhur me protestën e 7 korrikut, Kalemaj tha:
"Berisha është i interesuar që të galvanizojë pushtetin brenda PD-së, pavarësisht vendimit të gjykatës, që ta detyrojë që të pranojë këtë realitet faktik. Por a bën fitues përballë mazhorancës? Natyrisht që jo. Ka katër fasha, fasha e militantëve 5-10 mijë, këtë Berisha e ka të gjithën. Pastaj është anëtarësia 44-45 mijë, që votuan në zgjedhjet e PD, edhe këtë pjesë mund ta ketë në shumicë relative. Pastaj është fasha e elektoratit të PD, që është 400-450 mijë vetë. Pastaj është fasha e katërt, elektorati shqiptar, po s’more dot votat e zonës gri dhe të lëkundur nuk arrin të vish në pushtet. E shosh si test force që do tregojë sa mbështetje reale ka Berisha në struktura, elektorat dhe sa do arrijë të galvanizojë pjesën gri. Rasti shqiptar ndan të gjitha karakteristika me gadishullin ballkanik”.
Kalemaj tha se në Shqipëri është ngritur një sistem që pamundëson forcat e reja politike.
"Jam dakord me Nazarkon që kjo klasë politike e ka mbaruar ciklin e saj, por duhen gjetur mekanizmat. Nuk ndodh në Shqipëri sepse kanë ngritur një sistem ku mungon totalisht demokracia e brendshme, kanë ngecur elitat dhe riprodhohen. Ata i vendos kryetari i partisë, nuk i voton populli. Në këtë situatë ku s’lejohen forcat e reja politike, ku s’ka numërues, s’ka vëzhgues, s’ka anëtar në KZAZ, aksesi mediatik, financiar, e pamundëson një forcë politike për të qëndruar në skakierën politike. Rama mori një parti që doli makineri elektorale. Vet është në terma aristotelian një ‘kafshë politike’ në llojin e vet, dhe kjo e bën që ne të themi që nëse nuk galvanizohet opozita, ky burri do rrijë në pushtet deri në 2030-ën”.
Duke u ndalur te ministrja Xhaçka, ndaj të cilës opozita kërkon heqje të mandatit, Kalemaj u shpreh:
"Ne jetojmë në Republikën e Skandaleve. Vjen një pikë ku s’të bëjnë më përshtypje. S’ka ngelur gaztor, biznesmen, politikan apo bashkëshort politikanësh, që gdhihen investitorë strategjikë me miliona euro. Kjo lidhet edhe amnistinë fiskale që është pastrim parash i mirëfilltë. Kjo lidhet edhe me legalizimin e kanabisit, ku mënyra si është draftuar tregon se e ka ndërmend kryeministri kujt do t’ia japë licensat. Është bërë një korrupsion që ka përqendruar pasurinë në pak duar oligarkësh. Ka një precedentë se çfarë ndodh në këto raste dhe nuk duhet të ketë koperturë politike. Nuk ka masë kritike në PS. Pushteti politik dhe ekonomik është përqendruar në disa duar që janë pranë kryeministrit”.
Më të lexuarat


“Mbi 67% e popullsisë, jeton në kufirin e varfërisë”/ Ish-Presidenti Meta bën paralajmërimin e fortë: Në fillim të sesionit të ri parlamentar, do të ndërmarrim....

Pas tragjedisë në Himarë, Gledis Nano sërish në terren, kritikon policët: Mos rrezikoni jetën e qytetarëve me neglizhencë

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

“Argëtohuni sot me Fake-Qeverinë, bandë hajdutësh që kujdeset për…”/ Krahu i djathtë i Ilir Metës publikon videon dhe ka një paralajmërim për ditën e nesërme

Presidenti Bajram Begaj zgjedh skuadrën e tij, zbardhen emrat e parë, nga ish-kryetari i KQZ-së tek 2 gazetaret e njohura

“Ma tregoi Fatos Nano në burg”, Idajet Beqiri plas ‘bombën’ për Ilir Metën

Çfarë misteri fshihet pas saj? Logo e Partisë Demokratike, e njëjtë me atë të organizatës ruse që ka lidhje të ngushtë me Putinin

“Ata po i ndajnë paratë bashkë”/ PD del me deklaratën e jashtëzakonshme dhe ka 5 pyetje për SPAK: Paguhet shumë për ta varrosur aferën e inceneratorëve?

“Meta ka qenë nën ndikimin e Berishës”, Fatos Klosi nxjerr prapaskenat dhe tregon si i mashtroi ish-Presidenti: Në historinë e famshme të Poliçanit ai ka...

“Edi Rama dështimin e shet sukses”/ Shpërthen deputeti i PD-së dhe nuk lë gjë pa thënë: Lartmadhnia dirigjent nuk pranon…
