BREAKING NEWS

Priten stuhi të fuqishme/ Ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu në të gjithë vendin, si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme

Priten stuhi të fuqishme/ Ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu në
x
BREAKING NEWS

Tritol në Vlorë, policia jep informacion për ngjarjen! Nisin kërkimet për kapjen e autorit

Tritol në Vlorë, policia jep informacion për ngjarjen! Nisin
x
BREAKING NEWS

Shqiptarët me gomone për në Angli/ Ambasadori britanik takon Gledis Nanon dhe bën deklaratën e fortë: Do depërtohen, nuk mund të kenë kurrë...

Shqiptarët me gomone për në Angli/ Ambasadori britanik takon
x
BREAKING NEWS

Publikohet dokumenti i gjykatës, Donald Trump po hetohet për ‘Spiunazh’, ja çfarë u gjet gjatë kontrollit nga FBI (Dokumenti)

Publikohet dokumenti i gjykatës, Donald Trump po hetohet për
x
BREAKING NEWS

Kamioni me grurë përmbyset në mes të autostradës, reagon ashpër Erion Braçe: Zotërinj të policisë, buka nuk shkelet, nuk kalojnë makinat mbi...

Kamioni me grurë përmbyset në mes të autostradës,
x
BREAKING NEWS

Foto/ Aksident i frikshëm në Levan-Tepelenë, plagosen 8 persona, detajet e para

Foto/ Aksident i frikshëm në Levan-Tepelenë, plagosen 8 persona,
x
BREAKING NEWS

“Do ketë ‘non-grata’ të tjerë politikanësh”/ Ambasadorit britanik bën paralajmërimin tronditës: Ja kur do të fillojë vala e dytë

“Do ketë ‘non-grata’ të tjerë
x
BREAKING NEWS

Veliaj i përgjigjet ‘flakë për flakë’ ish-presidentit: Për të jetuar unë shisja fiq, Ilir Meta spiunonte miqtë

Veliaj i përgjigjet ‘flakë për flakë’
x

Politike

8 dhjetori, Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat: Ja pse Ramiz Alia dërgoi Berishën te studentët, misioni që kishte Saliu dhe si u kthye befas në antikomunist

8 dhjetori, Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat: Ja pse Ramiz Alia dërgoi

Si sot, 21 vite më parë lindi lëvizja e studentëve, e cila solli më pas rrëzimin regjimit komunist. Më 8 dhjetor 1990 u hodhën bazat e lëvizjes së dhjetorit, por edhe sot e kësaj dite ka shumë debate dhe diskutime mbi këtë lëvizje. Ka shumë nga ata që thonë se lëvizja lindi vërtetë nga studentët, por u grabit më pas nga ata që më vonë krijuan Partinë Demokratike. Shumë të tjerë thonë se ajo u iniciua nga brenda Partisë Komuniste dhe vetë Ramiz Alia. Mbi këtë çështje gazeta ka kontaktuar me një ndër individët që ishte brenda sistemit dhe kishte dijeni për atë se çfarë ndodhte. Bëhet fjalë për Muharrem Xhafën, shef i sektorit të Edukimit në KQ të PPSH. Ai tregon se si Alia komandoi Berishën për të menaxhuar protestën, ndërsa ka dhënë detaje mbi atë se çfarë ndodhi realisht deri në rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të para pluraliste.

 

-Zoti Xhafa, sot përkujtohet 8 dhjetori i 1990 kur dhe nisi lëvizja studentore për rrëzimin e sistemit komunist. Ju keni qenë shef i sektorit të Edukimit në KQ të PPSH të asaj kohe dhe i keni ndjekur ato zhvillime. Çfarë ndodhi më 8 dhjetor dhe a është e vërtetë se ajo lëvizje ishte e orkestruar nga Partia e Punës dhe Ramiz Alia?

Për pozicionin që kam mbajtur në aparatin e KQ të PPSH-së, sigurisht që kam pasur dijeni dhe për lëvizjen studentore të dhjetorit ’90. Madje, kam mbajtur shënime për ngjarjet, përfshirë dhe protagonistët e lëvizjes e të deleguarit e Ramiz Alisë të ngarkuar në shërbim të asaj lëvizjeje. Në librin “Kur tradhtohej socializmi”, i botuar më 2010, jam shprehur në këndvështrimin tim për lëvizjen në fjalë. Për atë lëvizje është shkruar e folur shumë në shtyp e në televizione, janë thënë gjëra të qena e të paqena, të vërteta e gënjeshtra, janë angazhuar njerëz që kanë pasur dijeni e përgjegjësi, po edhe njerëz që mund t’u thuash gënjeshtarë.

– Pra, vijmë te pyetja direkt: Ishte apo jo lëvizja e dhjetorit ’90 e orkestruar nga PPSH dhe Ramiz Alia?

Shiko, lëvizja studentore ’90 nuk erdhi si diçka e beftë, ajo është paraprirë nga të tjera ngjarje, të cilat nisën pas rënies së Murit të Berlinit në fund të vitit 1989. Jam i sigurt që shumë njerëz, intelektualë sidomos, nuk i kanë harruar artikujt e botuar në “Zërin e Popullit”, intervistat në “Zërin e Amerikës”, debatet për idetë e shprehura në to dhe bartësit e tyre, etj. Pse, a nuk i dinte këto zhvillime “të reja” udhëheqja e lartë e Partisë dhe Ramiz Alia, të cilat binin ndesh me vijën politike zyrtare të socializmit?! Të gjitha diheshin, po Ramizi i toleronte dhe i nxiste sa mundej “duke hedhur gurin e fshehur dorën”! Padyshim, ajo që po ndodhte ishte një tatim pulsi dhe njëherësh përgatitje për veprime të tjera në formën e protestave, demonstratave e konflikteve politiko-shoqërore, të cilat, pas futjes së familjes Popa në ambasadën e Italisë, ngjarjes së ambasadave më 2 korrik 1990, eksodit të shqiptarëve drejt vendeve perëndimore e të tjera, nuk do të vononin të dilnin në forma më të ashpra, në dhjetor të vitit 1990 e më pas. Saktë, ato nisën pasditen e 8 dhjetorit të atij viti me demonstratën e studentëve në “Qytet Studenti”. Ndaj them se lëvizja e dhjetorit ‘90 nuk u shfaq “një ditë të bukur” të atij muaji, po erdhi si pasojë e një vargu ngjarjesh të mëparshme, ishte e ideuar dhe e drejtuar me kujdes e nën rrogoz nga agjenturat e huaja, me dijeninë e Ramiz Alisë e të asaj pjese të udhëheqjes, e cila mbështeste Ramizin. Unë nuk dua të hamendësoj, siç dëgjoj të thuhet, se Ramiz Alia ka qenë agjent i vjetër dhe ka punuar kundër socializmit, PPSH-së dhe Enver Hoxhës, qysh kur Enveri ishte në krye të Partisë e të popullit. Po i sigurt jam se, që nga Kongresi i 9-të i PPSH-së e deri në Kongresin e 10-të të saj, në krye të Partisë së Punës e të shtetit shqiptar, Ramiz Alia ka punuar fort për të rrëzuar e për të ç’kurorëzuar Enver Hoxhën, për të vendosur kapitalizmin në Shqipëri, nën udhëzimet e drejtimin e agjenturave të huaja euroatlantike. Pas vdekjes së Enver Hoxhës, më 11 prill 1985, Partia e Punës nuk ishte më Partia që udhëhoqi LANÇ-in dhe ndërtimin e socializmit dhe Shqipëria nuk ecte më në rrugën e revolucionit e të ndërtimit socialist. S’kam qenë anëtar i Byrosë Politike e Sekretar i KQ të Partisë së Punës, domethënë atje ku vendoseshin gjërat në sekret të plotë, por, si shef sektori dhe anëtar i Partisë në një organizatë-bazë me Ramiz Alinë (“çudi” del sot një instruktor më i informuar), nuk kam dëgjuar të flitej prej tij për gabime të Enver Hoxhës dhe për kthim të Shqipërisë në kapitalizëm, përkundrazi. Prandaj them se lëvizja e studentëve të dhjetorit e as ngjarjet para kësaj, nuk janë ideuar e orkestruar nga Partia e Punës. Se komunistëve, organizatave bazë e forumeve të Parisë në rrethe nuk u është shtruar kurrë për diskutim çështja e kthimit në kapitalizëm, as problemi i pluralizmit politik, përkundrazi! Po, koha vërtetoi se në dijeni të asaj ç’ka po ndodhte e dakord për të ecur në rrugën e borgjezisë kishte qenë Ramiz Alia me ndopak të tjerë rrotull tij. Pra, nuk e orkestroi lëvizjen e dhjetorit e kthimin e Shqipërisë në kapitalizëm Partia, po Ramiz Alia, domethënë tradhtia me besnikët e vet në “ilegalitet” të thellë! Duke i bërë gjërat fakt të kryer, Ramiz Alia, për fundin e socializmit dhe futjen e Shqipërisë në rrugën e kapitalizmit, ka folur hapur pas 9 dhjetorit, pas pranimit e zyrtarizimit të pluripartizmit dhe krijimit të Partisë Demokratike e asaj Republikane. Pa dyshim, dukuritë që po ndodhnin ishin qartazi kapitaliste, të imponuara nga jashtë, nga presioni i kapitalizmit. Po komunistët mendonin se gjërat do të ndryshonin përsëri në favor të socializmit dhe se Ramiz Alia nuk i kishte tradhtuar, prandaj ndaj tyre veprohej me maturi, për të mos shkuar drejt dhunës. Po kjo nuk do të thotë se ishte Partia e Punës ajo që e solli kapitalizmin, që orkestronte lëvizjen studentore të dhjetorit ose dukuritë e tjera kapitaliste, jo! Partia e Punës u tradhtua! Këtu ka të tjera gjëra për të thënë në lidhje me përgjegjësitë e saj, po kjo nuk i përket kësaj interviste.

– Pra, ju mendoni se Partia e Punës u tradhtua nga Ramiz Alia?

Po, pa asnjë dyshim. Këto që po them ju në këtë intervistë, unë ia kam thënë në sy Ramiz Alisë kur ishte gjallë. Madje i kam dhënë me dorën time librin “Kur tradhtohej socializmi”, ku unë e përcaktoj Ramiz Alinë si kryetradhëtar. Pas vdekjes së tij nuk më ka hije të flas e të sajoj gjëra të paqena. Qartë e prerë, duhet ndarë, aq sa është e mundur, Ramiz Alia nga masa e ndershme e anëtarësisë së Partisë së Punës. Po, procesi i kalimit të Shqipërisë në kapitalizëm është bërë, pa mëdyshje, me dijeninë e me përkushtimin e Ramiz Alisë, në fshehtësi të plotë e me dredhi, i orientuar, i udhëzuar, i menaxhuar dhe i detyruar prej agjenturave e shteteve të huaja. Nuk ishte diçka e rastit që Rajersoni i SHBA-ve ishte i pranishëm në çdo ngjarje kundërrevolucionare, “mik” i Ramizit e tutor i tij, si dhe, aq sa i hynin në punë, edhe i shokëve të Ramiz Alisë.

-Cili është mendimi juaj për liderët e lëvizjes së dhjetorit, posaçërisht për Sali Berishën dhe Azem Hajdarin?

Unë vërej një shpërdorim të madh të fjalës “lider”. Se, së pari, lider nuk përgatitesh për një javë. Po, ka pasur studentë që u shquan më shumë se të tjerët, për merita të veta apo të të tjerëve, që i futën në “lojë”, kjo është tjetër çështje. Së dyti, studentët më të ndershëm, ata që u shquan në atë lëvizje, morën arratinë jashtë ose brenda vendit, “të përndjekur” prej shokëve të vet, të cilët u katapultuan në pushtet. Madje, disa edhe u përcollën në atë botë po nga pushteti i tyre. Së treti, unë mendoj se s’mund të kualifikohen si liderë të lëvizjes së dhjetorit ata që infiltroi në radhët e saj Ramiz Alia e Sigurimi i Shtetit dhe që punuan për llogari të agjenturave të huaja e të Ramiz Alisë, deri sa kjo gjë që e nevojshme. Vërtetë mendoni ju se janë liderë të dhjetorit 1990 ato “figura” që ishin ose janë sot në Parlament?! Po të hapen dosjet me drejtësi, do të dalë sheshit se kush ishin e kush janë liderët e dhjetorit ’90 dhe, po kështu, kush ishin e kush janë “përfaqësues” të popullit.

-A ishte Berisha besnik i Ramiz Alisë?

Pa nxitjen, mbështetjen, udhëzimet, takimet e Ramiz Alisë nuk do të ishte krijuar as PD-ja, as Partia Republikane. Se jo kot ai thërriste në shtëpi e në zyrën e tij dhe ngarkonte me detyra specifike për “mbarëvajtjen” e protestave të studentëve, Sali Berishën, Sabri Godon e të tjerë. Sidoqoftë, kjo nuk ka qenë veprimtari e Partisë së Punës, po punë e fshehtë e Ramiz Alisë kundër Partisë. Pa idhullin e tij, Ramiz Alinë, pa tradhtinë e Ramiz Alisë, Sali Berisha kurrë nuk do të kishte ardhur në pushtet! Ai do të kishte ndenjur gjatë nën gurë po të mos e nxirrte prej andej, t’i jepte zemër e ta çonte te studentët Ramiz Alia me Rajersonin e CIA-s! Madje, unë e kam thënë edhe më herët për gazetën tuaj se Ramiz Alia i dha dorën Berishës që në 8 dhjetor, më pas bashkëpunimi i tyre kulmoi në “20 Shkurt” të vitit 1991 dhe në 22 mars të vitit 1992.

-Në dijeninë tuaj, a ka qenë Berisha anëtar i Partisë së Punës. Kohët e fundit ka dalë dhe një foto e tij me Enver Hoxhën?

Sali Berisha nuk ka qenë kurrë komunist i vërtetë! Ai është fshehur nën emrin komunist dhe është mbuluar, e veshur me llak si mik i familjes së Enver Hoxhës! Saliu e urren komunizmin, që e shkolloi dhe e bëri mjek zemre, sepse druhet e trembet mos Enveri vjen sërish. Kështu që për ta dekriptuar më së miri se kush është Sali Berisha, më lejoni t’ju kujtoj një thënie të Vaclav Havel, presidentit i fundit i Çekosllovakisë dhe i pari i Çekisë, i cili e ka thënë bukur se: “Njerëzit më të poshtër janë “komunistët” të kthyer në antikomunistë”.

-Dhe një herë ju pyesim: A rastësisht e ngriti Berisha në qiell Ramiz Alinë në mitingun e 8 dhjetorit 1990?

Duhet të jesh budalla të mendosh se kjo u tha rastësisht! Jo, jo, kjo nuk u tha rastësisht, madje ishte e llogaritur mirë! Berisha shkoi me mision të fliste ashtu për Ramiz Alinë para studentëve më 8 dhjetor 1990!

  - Keni ndonjë fjalë për Berishën sot?

Dhe më parë kam thënë se jam kundër sistemit borgjez, pra, edhe kundër Berishës e Bashës, edhe kundër Ramës, sepse ata janë për sistemin kapitalist kundër socializmit. Për çfarë po bën Berisha sot mund të bëja një koment të gjatë, por po e përmbledh me një thënie të mençur, që, sa di unë, përdoret, kryesisht, në veri të vendit tonë: Burri (njeriu) i moshuar ka kohë të gabojë, po nuk ka kohë të korrigjohet!

 

 

 

– Ju theksoni vazhdimisht se lëvizja e dhjetorit ishte një lëvizje e brendshme e frymëzuar nga agjenturat e huaja. Ku e mbështesni këtë bindje zoti Xhafa?

Dhe sa thashë më parë, del se, pa më të voglin dyshim, lëvizja e dhjetorit ’90 ishte e frymëzuar nga agjenturat e huaja dhe se nuk ka pasur asgjë spontane. Unë kam qenë, më 8 deri 10 dhjetor 1990, bashkë me ndonjë tjetër në qytetin “Studenti”, jam gdhirë atje, jam takuar e kam biseduar me disa prej atyre “trimave”, që sot mbushin faqet e gazetave me të pavërteta. Ato që thuhen se greva e studentëve të dhjetorit ’90, nisi, synonte, për kushte më të mira jetese në konvikte e mensa dhe se pastaj ajo erdhi duke u thelluar brenda vetes dhe u shndërrua në protestë me kërkesa politike, mund t’i “hajë” ndonjë naiv ose i filtruar në ujërat e pista të agjenturave të huaja. S’mund të thuhet se në protestën e studentëve të dhjetorit ’90 nuk kanë marrë pjesë studentë e qytetarë spontanë, pa ditur gjë se çfarë po ndodhte, po frymëzimi i saj, kërkesat, dinamika, protagonistë të caktuar, qenë ideuar, frymëzuar, infiltruar nga jashtë e nga brenda. Po kështu, unë nuk them se s’ka pasur studentë e pedagogë të nisur nga motive të sinqerta për kushte më të mira mësimi e jetese në konviktet e shkollat tona të larta, po, siç thashë, më pas, ato u shmangën, u përzunë në një mënyrë a një tjetër prej atyre që morën pushtetin. Agjentët, ata që kishin marrë garanci nga jashtë e nga brenda vendit, mbetën këtu, u frynë, u bënë liderë, disa janë dhe sot e kësaj dite në Parlament, në organizma të shtetit dhe në partitë politike të borgjezisë, siç ka prej tyre që kanë vdekur apo janë “qëruar e vazhdojnë të qërohen” në procesin e luftës për pushtet. Në një intervistë nuk thuhen detaje, por një gjë dua ta them, me që më pyete për agjenturat e huaja. Isha me një shok të aparatit të KQ (punonte në sektorin e kuadrit) dhe aty nga ora 9 a 9.30 e mëngjesit, të datës 10 dhjetor, ndërsa zbrisnim nga qyteti “Studenti” për në zyrë, para derës së hyrjes së udhëheqjes ndeshemi me Ramiz Alinë, i cili na pyeti: “Hë, ç’kemi nga qyteti Studenti, si është gjendja?” Pasi i folëm për gjendjen e acaruar, i thamë se protestën e kanë marrë në dorë të huajt, atje nuk ka mbetur ambasadë e huaj pa shkuar, ç’ka bie erë e qelbur dhe është poshtërim për shtetin, prandaj duhet të ndërhyhet në përputhje me situatën. Ramizi, si të mos kishte ndodhur gjë, qetë dhe i zbehtë, na thotë se gjendja duhet të përballohet me komunistët, prandaj merrni Piro Kondin në telefon dhe i transmetoni këtë që ju thashë, se komunistët e Tiranës po flenë gjumë. Pleqëruam më thellë me Rrapushin këtë “porosi” (Rrapush Meta është gjallë) dhe thamë se Sekretari i Parë i KQ të Partisë dhe Kryetari i Shtetit qenkan në krye të çorbës së qelbur që ziente!

-Po tani pas një çerek shekulli, si mendoni, Ramiz Alia bëri më të mirën në atë kohë, apo tradhtoi idealet komuniste dhe Enver Hoxhën?

Për Ramiz Alinë e rolin e tij në përmbysjen e socializmit dhe vendosjen e kapitalizmit në Shqipëri, ka opinione e qëndrime të ndryshme e të kundërta. Të djathtët, të kryesuar prej Partisë Demokratike, nuk i pranojnë “vlerat” në shërbim të borgjezisë së Ramiz Alisë, ndonëse ai i organizoi në proceset kundërrevolucionare dhe u dha pushtetin në tavolinë, kur e urdhëruan. Sepse ai nuk ishte më i nevojshëm për më tej. Pse e bëjnë të djathtët këtë? Sepse kështu u bie “vlera”. Po kështu të majtët, me PS në krye, as këta nuk e çmojnë Ramiz Alinë, sepse u bie “rybja” edhe këtyre dhe tremben mos i akuzon kush si “mbështetës” të komunizmit, duke harruar se Alia ishte, ndonëse formalisht, lideri i PPSH-së, kur, në zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991, i solli në krye të pushtetit “pluralist” borgjez dhe pastaj, në Kongresin e 10-të të PPSH-së, në krye të Partisë Socialiste. Ndërsa për ne komunistët, Ramiz Alia është kryetradhëtar! Ai bëri më të mirën për borgjezinë e jo për popullin, bëri më të mirën për Sali Berishën, që edhe sot është në pushtet. Ramizi e dorëzoi pushtetin si një frikacak i vërtetë. Nuk sqarohen gjërat e Alisë me kaq. Kush është i interesuar, le të shohë një analizë që unë kam bërë në librin “Kur tradhtohej socializmi”. Për ta thënë më troç, për ne komunistët, Ramiz Alia është kryetradhëtari i idealeve komuniste dhe i Enver Hoxhës. E di që dikush thotë se ai ka meritën që kalimi i Shqipërisë në kapitalizëm u bë në paqe, pa ato eksese tragjike, që ndodhën në vendet ish-socialiste. Po, por kjo u bë jo duke mbrojtur interesat e popullit, të socializmit, idealet e komunizmit, mësimet e Enver Hoxhës, për të cilat ishte betuar se do të luftonte deri në vdekje, po për të sjellë në fuqi borgjezinë, që, siç e shohim, e ka rrjepur popullin dhe po ia merr shpirtin çdo ditë. Jam i bindur se kjo është bërë edhe si premtim, si kusht, për të mos e burgosur ish-presidentin Alia. Po borgjezia nuk ka besë. Alia, si duket, e kishte harruar një mësim të tillë të historisë së revolucionit.

Intervistoi: Rigels Seliman

Më të lexuarat