BREAKING NEWS

Përplasja me armë në Tiranë, 2 persona mbeten të plagosur, autorët kërcënuan me pistoletë edhe policin që tentoi të ndërhynte (DETAJE)

Përplasja me armë në Tiranë, 2 persona mbeten të
x

Politike

"800 mln euro janë borxhe që Shqipëria duhet t’i shlyejë", kryeministri Rama i përgjigjet akuzave nga opozita: Jam gati të vishem me lecka...

"800 mln euro janë borxhe që Shqipëria duhet t’i

Kryeministri Rama ka komentuar reagimet se prej 1.15 miliardë euro për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, 700-800 milionë euro nga kjo shumë janë borxhe, që Shqipëria duhet t’i shlyejë.

Në përgjigjen e tij, Rama tha se kjo është një kredi që jepet në ditë të zezë dhe për pasojë nuk do të shlyhet me të njëjtat instrumente, si në rastet e një kredie të zakonshme.

“Për shumë arsye, mbase ngaqë nuk kam pasur një fat kurnac ndoshta, por edhe si rezultat i një edukate të marrë që i vogël, kur prindërit më thonin ‘kurrë mos kërko asgjë, përveç librave, se s’ke për të marrë’. S’ia kam shtrirë dorën askujt, por për Shqipërinë jam gati të vishem dhe me lecka dhe të shtrij dorën fizikisht. Shqipëria është një vend jo i pasur, është shumë më i pak i varfër se ç’e bëjnë shumëkush, por shumë herë më pak i mundur se pothuajse të gjithë ata që ishin dje aty. Është e sigurt që Shqipëria sot ka një mundësi fantastike dhe s’ka askush arsye pse të gjejë mënyra të fusë te njerëzit dyshime e mendime që e relativizojnë këtë proces. Shqipëria ka qenë dikur vend që refuzonte çdo borxh, Republika Socialiste e Shqipërisë, por ai vend nuk ekziston më. Kreditë e Konferencës së Donatorëve nuk janë kredi që merren në ditë me diell, pra nuk janë me të njëjtat kushte dhe nuk kanë të njëjtat instrumente që kanë kreditë e zakonshme.

Fokusi jonë do jetë përfundimisht ekonomia dhe asgjë tjetër, kjo sepse mendojmë që jemi në kushtet tani kur mund ta shtyjmë shumë fort ekonominë. E fundit, nëse Shqipëria do të ishte refuzuar për çeljen e negociatave si rezultat i fajeve të qeverisë, të jeni 100% të sigurt që nuk do të kishte marrë atë që mori dje nga Franca dhe vendet e tjera. Nuk është e vërtetë që Shqipëria është refuzuar për arsyet e saj, kjo është evidente. Ndodhi ajo që kërkoi Franca, një metodologji të re. Mjafton kjo për të kuptuar që qëndrimi i Francës, nuk ka pasur lidhje me Shqipërinë, ashtu si dhe qëndrimi i Holandës apo Danimarkës. Është një konflikt brenda familjes evropiane, unë nuk merrem më me negociatat, nëse do të çelen apo jo. Ajo që duhet të kuptojmë është se nëse do të çelen negociatat, do të çelen për të gjithë shqiptarët dhe për këtë qeveri, që ishte në tetor dhe që do të jetë edhe në mars. Thelbi është po u zgjidh brenda tyre problemi që ata kanë me zgjerimin,” tha Rama në News24.