
Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e shtëpisë (Emri)

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga inertet dhe uji (Video)

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

“83% e shqiptarëve duan të largohen”/ Berisha reagon ndaj shkrimit të EU Observer: Shqipëria në një situatë dramatike, po përballemi...

Shkruar nga SOT.COM.AL 31 Mars 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se Shqipëria përballet me një situatë dramatike, më dramatiken e të gjitha kohërave sa i përket braktisjes.
“Dje shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në botë mësuan një nga lajmet më të hidhura në tërë historinë e tyre sipas të cilit mbi 80% e shqiptarëve kërkojnë të largohen nga Shqipëria. Ky studim e bën Shqipërinë vendin e vetëm në botë i cili konsiderohet nga 80% e banorëve të saj një vend në të cilin nuk mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre. Ky është një lajm tragjik. Ky është një lajm të cilin nuk e gjen, nuk del as nga vendet në pushtime të plota, as në vendet në luftëra të pamëshira, as dhe në vendet që përballen me varfërinë ekstreme. Kjo ndjenjë, ky sentiment është rezultat i një regjimi monist që nuk njeh asnjë normë, asnjë parim, asnjë ligj, asnjë kufi në këtë vend. Shqiptarët shquhen në shëmbëlltyrën e tyre psikologjike si njerëz inteligjentë, çfarë do të thotë se ata kanë një shkallë absolute papajtueshmërie me regjimin aktual, por duke vlerësuar metodat që ai përdor, zgjedhin, bëjnë zgjidhjen më të lehtë largimin nga Shqipëria. Unë mendoj se ky lajm dramatik, sipas të cilit mbi 80% e shqiptarëve, bazuar në një studim serioz, kërkojnë të largohen nga vendi i tyre, është një apel, një kushtrim për çdo shqiptar. Të bëjmë gjithçka për një ndryshim sa më të shpejtë të kësaj situate dramatike që përjeton Shqipëria sot, më dramatike se në tërë kohërat e saj në raportin e braktisjes nga qytetarët e vet.
Për shqiptarët pasuritë e tyre, buxheti i tyre, pasuritë përrallore natyrore janë shndërruar në një mallkim të vërtetë sepse ato disponohen nga një organizatë kriminale që quhet qeveri dhe klientela e saj. Kurrë ndonjëherë një shpërndarje më e pabarabartë në historinë e këtij vendi nuk ka ekzistuar si sot për të mirat materiale dhe pasuritë publike. Mbi 80% e shqiptarëve kërkojnë të largohen sepse përballen me një varfëri të frikshme dhe me mashtrime gjithnjë e më të mëdha. përballë kësaj situate Edi Rama lëshon për qëllime elektorale premtim mashtrimin e rrogës mesatare 900 euro. Cinik ndaj atyre që nuk kanë. I pamëshirë. premton vetëm e vetëm që t’i mashtrojë, siç i mashtroi me të gjitha premtimet e mëparshme. Pra, ky është aspekti kryesor që i detyron shqiptarët që të mos shohin të ardhmen e tyre në këtë vend”.
Më të lexuarat


A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

Lulzim Basha takim me të rinjtë në një tjetër qytet

Jorida Tabaku zbulon nëse do të jetë në krye të PD pas dorëheqjes së Alibeajt

Mori bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu rendit arsyet e fitores në 14 maj

A duhet të bëjë Berisha hapa pas? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

Jorida Tabaku rendit arsyet që çuan në disfatën e opozitës në 14 maj, ja lëvizja e fundit që duhet të bëjë PD-ja

Kreshnik Spahiu nxjerr zbuluar deputetët, tregon shumën marramendëse që do të marrin kur të dalin në pension

Pse po rikthehet Basha? Avokati i njohur zbardh skenaret: Eksperienca e tij ndër më të plotat në politikë
