BREAKING NEWS

Ilaçi i mrekullisë? Dyshimet se pse Trump po reklamon hidroksiklorinën, si vë duart në fytyrë eksperti kur flet presidenti për ilaçin që po e trumpeton me zell të jashtëzakonshëm

Ilaçi i mrekullisë? Dyshimet se pse Trump po reklamon
x

Politike

9 deputetët bënë kërkesë për seancë dëgjimore me kreun e SHISH, reagon Felaj: Nuk kam nënshkruar asgjë të tillë!

9 deputetët bënë kërkesë për seancë

Një dokument që mban firmën e 9 deputetëve do jetë një ftesë për kreun e SHISH, Helidon Bendo, që të zhvillojë një seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë.

Mësohet se iniciator për këtë ftesë janë dy deputetë socialistë, anëtarë të këtij komisioni, Xhemal Qefalia dhe Sadri Vorpsi. Fillimisht kjo iniciativë është kundërshtuar brenda Grupit Parlamentar Socialistë pasi kjo përbënte ndërhyrje në punën e Komisionit Hetimor Parlamentar.

Ermonela Felaj, kryetare e Komisionit të Sigurisë në një reagim për Top Channel tha: “Çdo kërkesë në emër të Komisionit nënshkruhet nga kryetari. Unë nuk kam nënshkruar asgjë të tillë. Ndërkohë që çdo deputet vetë mund t’i bëjë kërkesa kujtdo. Sidoqoftë: jo, Komisioni i Sigurisë që unë përfaqësoj s’ka bërë asnjë kërkesë të tillë dhe as ka marrë vendim për të nisur një kërkesë të tillë.”

9 deputetët që kanë nënshkruar kërkesën janë: Xhemal Qefalia, Sadri Vorpsi, Eljo Hysko, Antoneta Dhima, Anduel Xhindi, Lefter Maliqi, Myslim Murrizi, Luan Duzha, Elena Xhina, të cilët kërkojnë që Bendo të japë më shumë informacione në një seancë dëgjimore në Komision.