BREAKING NEWS

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të gjithëve: Vetëm këto do jenë ditët e pikut, ndërsa lajmi i mirë është se numri i të prekurve do të ulet...

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të
x

Politike

A do ketë dhunë në tubimin e 2 Marsit? Meta ‘kërcënon’ Ramën: Nëse do të ketë provokime...

A do ketë dhunë në tubimin e 2 Marsit? Meta

Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' rrëfeu se cilat janë objektivat e tij për protestën e 2 marsit. Meta tha se në tubim nuk ka asnjë arsye që të ketë asnjë akte dhune dhe paralajmëroi se 'nëse segmente të qeverisë dhe bandave të tyre do të provokojnë, përgjegjësia do të jetë e tyre'.

"Në 2 mars do u drejtohem qytetarëve si në dhjetor kur u shty. Në 2 mars unë do të i drejtohem popullit dhe ndërkombëtarëve duke u bërë të qartë se mbi kushtetutën qëndron vetëm sovrani i tij. Fjalën do ta ketë populli. Vetëm me flamurin kuqezi për të vendosur sistemin demokrat. Qytetarët janë ftuar në bulevard në orën 17:00, parullat janë të qartë 'Jo grushtit të shtetit' dhe 'Jo shpopullimit'. Objektivat e mia janë të qarta, të ndërgjegjësoj qytetarët për grushtin e shtetit, t'u bëj të qartë se instalimi i grushtit të shtetit asgjëson liritë dhe demokracinë. Si mund të garantojë gjykata Kushtetuese e zgjedhur në mënyrë mafioze dhe përmes këtyre falsifikimeve, se do të ketë garanci për pronat e tyre? Nuk ka asnjë arsye që të ketë asnjë akte dhune. Nëse segmente të qeverisë dhe bandave të tyre do të provokojnë përgjegjësia do të jetë e tyre. Populli do të bëjë një manifestim historik në mbrojtje të Kushtetutës dhe kush janë puçistët që duan të përdhunojnë përfundimisht edhe reformën në drejtësi për të instaluar 'Rama-formën'. Gjykata Kushtetuese është vija e kuqe dhe e kuqe flakë" tha ai.