BREAKING NEWS

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora
x

Politike

A do lejohet tubimi i Metës në 2 mars pas situatës të koronavirusit? Ministrja e Shëndetësisë jep përgjigjen surprizë

A do lejohet tubimi i Metës në 2 mars pas situatës të

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është pyetur për tubimin e paralajmëruar të Presidentit Ilir Meta në 2 mars në Tiranë. Në një prononcim për emisionin “Open” ajo u pyet nëse do të lejohej tubimi për shkak të koronavirusit, por ministrja u përgjigj shkurt: “Ekspertët do të vendosin për çdo situatë”.

Ajo tha se deri tani në laboratorin e virologjisë në ISHP janë trajtuar 8 raste dhe të gjithë kanë rezultuar negativë. Me gjithë këmbënguljen e gazetares Eni Vasili, ministrja nuk pranoi të tregojë se ku është ngritur (nëse është ngritur) karantina për të dyshuarit e prekur nga virusi.

“Është bërë gati, janë vlerësuar ekspertët disa vende dhe karantina është gati. Ekspertët kanë vlerëusar një sërë struktuash spitalore dhe jo spitalore, do të jetë momenti kur të hapim karantinën dhe atëherë do të ketë transparencë maksimale. Në asnjë vend nuk ka pasur debat për katantinën. Këtu nuk ka asgjë misterioze. Nuk është kjo çështja.

Ju duhet të interesoheni për bokset e izolimit, apo për mjetet e trajtimit. Karantina nuk është një strukturë për të futur njerëzit e sëmurë, por ata që janë të shëndoshë, por që dyshohet dhe që do të do të rrijë aty 14 ditë, në Milano janë spitalet civilë që bëjnë karantinën. Kjo ka ndodhur edhe në Londër” – tha Manastirliu.

Më të lexuarat