BREAKING NEWS

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të gjithëve: Vetëm këto do jenë ditët e pikut, ndërsa lajmi i mirë është se numri i të prekurve do të ulet...

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të
x

Politike

A do mbyllet kufiri me Italinë dhe cili është vendi i caktuar për karantinën? Manastirliu jep përgjigje

A do mbyllet kufiri me Italinë dhe cili është vendi i caktuar

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke folur për masat e marra për koronavirusin, tha se Shqipëria po bën kontroll të kufijve 24 orë në 7 ditë të javës.

Rumania ka mbyllur linjën me Italinë, a duhet ta mbyllim dhe ne këtë linjë?- e pyeti Eni Vasili.

Çdo vendim që do e marrim bashkë me Task Forcën në raport me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë- u shpreh Manastirliu në Open.

OBSH-ja kërkon transparencë, cili është vendi i vendosur për karantinën?- e pyeti Eni Vasili.

Ne jemi transparent. Nuk ka vend për të krijuar panik tek qytetarët. E kemi vendosur për vendin  e karantinës. Ai mund të jetë strukturë spitalore ose jo. Çdo gjë do vijë me kohën- u përgjigj ministrja.