BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Politike

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca është e lëkundur

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca

Për ministrin Pandeli Majko dy janë arsyet pse mazhoranca është e lëkundur në shkarkimin e presidentit Meta.

"Nëse ka një lloj ambiguiteti nga PS  dhe vjen natyrshëm se Ilir Meta është zgjedhja jonë dhe me votat tona është vendosur në krye të Presidencës. Sot që flasim jemi në kushtet ku nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, nuk kemi Gjykatë e Lartë dhe në këtë këndvështrim ne nuk kërkojmë të godasim sistemin me veprimet tona. Pra qëndrojnë dy ambiguitete, e para marrëdhënia jonë me sistemin që prevalon se ka të bëjë nga siguria kombëtare dhe balanca e sistemit shtetëror ku presidenti ka një rol të veçantë dhe e dyta se Meta është produkt i yni", tha Majko.

Ministri i Diasporës shtoi gjithashtu se Presidenti është simbol i unitetit kombëtar, por se 'Ilir Meta po bën opozitë dhe ndonjëherë ka tejkaluar edhe vetë opozitën duke plotësuar vakuumet e lëna prej saj."