BREAKING NEWS

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të
x
BREAKING NEWS

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar, nga nënkomisari deri tek kryeinspektori. SHÇBA-ja zbulon detajet (EMRAT)

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të
x
BREAKING NEWS

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i shqetësuar presidenti: Ndodhet në një pozitë të vështirë, pritet...

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i
x
BREAKING NEWS

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para, vihet në pranga një 57-vjeçar (DETAJE)

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para,
x
BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Politike

“A do ta japë dorëheqjen Edi Rama?”, Spartak Ngjela del me deklaratën e papritur për kryeministrin e Shqipërisë

“A do ta japë dorëheqjen Edi Rama?”, Spartak Ngjela del me

Avokat Spartak Ngjela ka dalë me një deklaratë të fortë për kryeministrin Rama.

Nisur nga përplasjet e fundit në Veri të Kosovës me Serbinë, Ngjela shkruan se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duhet të jap dorëheqjen.

Postimi i plotë:

Ballkani i Hapur, u provua që është një tezë antishqiptare.

A do ta japë dorëheqjen Kryeministri Edi Rama?

l.

Nëse kryeministri i Shqipërisë, nuk e pranon politika e Lartë e Kosovës: Presidenti i Republikës ose Kryeministri i Kosovës - Kryeministri i Shqipërisë duhet të japë dorëheqjen. 

Përse do ta duan shqiptarët një kryeministër të tillë!

Ja çfarë ndodhi kohët e fundit: Rama kërkoi të na hapte kufijtë për një Ballkan të Hapur, ku do të miqësoheshin popujt e Gadishullit, kurse banditi Vuçiç ka çuar forcat ushtarake në kufirin verior të Kosovës.

Dhe Rama, do të na qëndrojë ende si kryeministër!? 

Përse ta duam! që të na hapë kufirin për trupat ushtarake serbe të drejtuara nga terroristi milosheviçian Aleksandër Vuçiç?

ll.

 Një turp i madh për të gjithë politikën shqiptare është baktaçillëku antishqiptar i Edi Ramës për Ballkanin e Hapur.

Po ky kryeministër, këtë turp historik në bashkëpunim me terroristin e Serbisë, e ka bërë me qëllim antishqiptar, apo nga naiviteti politik?

Dhe ja përgjigjja e kësaj pyetjeje: po të japë dorëheqjen, Edi Rama e njeh gabimin si paaftësi në kuptueshmërinë e termit "Ballkan i Hapur"; kurse, po nuk e jep dorëheqjen si kryeministër, ai është në bashkëpunim me agresionin serb antishqiptar.

Këtë do ta shohim...

Pyetja që ngritëm më lart, nuk ka asnjë zgjidhje tjetër veç dy mundësive që përcaktuam.

Po opozita shqiptare në Parlament, ku është?