BREAKING NEWS

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet për Fatmir Mediun, shpërthen i revoltuar Erion Braçe dhe nuk lë gjë pa thënë: Mos guxoj kush të...(VIDEO)

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet
x
BREAKING NEWS

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb kohë dhe bën lëvizjen urgjente, del kundër Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e paralajmëron

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb
x
BREAKING NEWS

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin
x
BREAKING NEWS

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste pritet të dalë në një konferencë urgjente

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste
x
BREAKING NEWS

Vjen goditja e fortë për Lulzim Bashën/ Dorëheqje masive në PD, largohet sekretari i PD dhe 13 anëtarë Kryesie në këtë qytet të vendit: Basha po e kthen në një parti klienteliste (Publikohet letra)

Vjen goditja e fortë për Lulzim Bashën/ Dorëheqje masive
x
BREAKING NEWS

Vizita në SHBA, Kreshnik Spahiu: Meta po tenton të shmangë “funeralin” e tij, as florinjtë nuk i bëjnë më punë, i mbyllën çdo derë në Uashington

Vizita në SHBA, Kreshnik Spahiu: Meta po tenton të shmangë
x
BREAKING NEWS

Raporti i DASH, ja kush janë ministrat e rrezikuar nga koncesionet dhe a po i dërgojnë amerikanët mesazh SPAK të hapë dosjet e PPP?

Raporti i DASH, ja kush janë ministrat e rrezikuar nga koncesionet dhe a po
x
BREAKING NEWS

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, policia jep detajet e reja

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, policia jep detajet e reja
x

Politike

A do ta japë ‘OK’ final Gjykata Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit? Klodiana Lala tregon çfarë parashikon ligji dhe fundin që e pret Ilir Metën

A do ta japë ‘OK’ final Gjykata Kushtetuese për shkarkimin

Kuvendi votoi sot shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga detyra e lartë shtetërore që ai mbante. Përmes një analize gazetarja Klodiana Lala shkruan se që Ilir Meta të largohet nga posti më i lartë shtetëror fjala e fundit i mbetet Gjykatës Kushtetuese. Në disa nene të ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, parashikohen procedurat për shkarkimin nga detyra të Presidentit.

“Konkretisht në nenin 61 të këtij ligji parashikohet se për deklarimin e shkarkimit të Presidentit të Republikës, Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me vendimin e Kuvendit, që ka votuar shkarkimin nga detyra. Sipas ligjit vendimi i Kuvendit duhet të përmbajë përshkrim të argumentuar të shkeljes së rëndë të Kushtetutës ose të krimit të rëndë, si dhe të shoqërohet me provat përkatëse.

Kushtetuesja ka detyrimin që këtë vendim dhe provat t’ia vërë në dispozicion Ilir Metës, i cili gëzon të drejtën të japë me shkrim argumentet që ai i çmon të nevojshme. Bazuar në nenin 62 të ligjit, me shumicën e anëtarëve të saj vendos kalimin e çështjes në seancë publike. Në këtë seancë ftohet të marrë pjesë Presidenti, i cili mund të përfaqësohet nga një avokat.

Sipas ligjit mungesa e Kreut të Shtetit apo avokatit të tij pa arsye nuk përbën pengesë për zhvillimin e gjykimit. Pasi shqyrton çështjen dhe arrin përfundimin se Presidenti ka shkelur kushtetutën, gjyqtarët kushtetues deklarojnë shkarkimin e tij nga detyra. Ky vendim hyn në fuqi ditën e shpalljes.

Gjyqtarët kushtetues e shfuqizojnë vendimin e Kuvendit, nëse nuk arrijnë në përfundimin se ai ka shkelur aktin themeltar të Shtetit. Në rastet kur çështja është në gjykim, dorëheqja e kreut të shtetit nuk përbën shkak për pushimin e gjykimit të çështjes.

Po sa afat ka Kushtetuesja për të shqyrtuar këtë vendim të Kuvendit? Neni 47 i ligjit parashikon afatet për shqyrtimin e çështjes. Referuar këtij shqyrtimi i çështjeve nga kolegjet ose Mbledhja e Gjyqtarëve përfundon brenda tre muajve nga paraqitja e kërkesës. Në momentin që çështja shqyrtohet në seancë plenare Kushtetuesja e shpall të arsyetuar vendimin përfundimtar jo më vonë se 30 ditë nga përfundimi i seancës”, sqaron Klodiana Lala.

Më të lexuarat