
Fatos Klosi dhe Petro Koçi: DASH goditje nën brez armiqve të reformës në drejtësi, Meta-Berisha dyshja më e shqetësuar

A do të bëjë LSI koalicion me PS? Kryemadhi befason me përgjigjen e saj dhe zbulon zonat ku do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e 25 prillit: Kodi i ri zgjedhor ma mundëson këtë!

Shkruar nga SOT.COM.AL 19 Janar 2021

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zbuluar sot zonat ku do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e 25 prillit.
Kryemadhi deklaroi sot se do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë të kësaj force në dy qarqe, atë të Elbasanit dhe të Fierit, por nuk përjashtoi mundësinë për të qenë dhe në listat e Tiranës dhe Durrësit.
“Do kandidoj në Fier dhe Elbasan si kryetare e LSI. Kodi i Edi Ramës e favorizoi LSI-në për të krijuar më shumë hapësirë për gratë dhe vajzat. Kërkon organizmi të përditshëm, inventarizim të Qendrave të Votimit. Ky kod favorizon jashtëzakonisht shumë të majtën e bashkuar për t’u vënë përballë Rilindjes. 25 prilli është dita për ndryshimin e madh për të cilin sot shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë. Monika Kryemadhi është çdo njeri tjetër që do jetë në listë.
Nuk e kam menduar akoma për momentin, ka kohë deri atëherë dhe për Tiranën dhe Durrësin se me kodin i ri zgjedhor ia krijon shansin kryetarëve të partive që të votohen në 4 qarqe. Për t’u parë është. Interesante do të jetë shumë.”, u shpreh Kryemadhi për Neës24.
Sa i përket një koalicioni të mundshëm me PS, Kryemadhi tha se PS është e tëra në LSI. “Ne nuk bëjmë koalicion me Rilindjen, sektin që ka grabitur vlerat e socialistëve të vërtetë. LSI është parti e qendrës së majtë, ka ardhur si rezultat i arrogancës së lidershipit të atëhershëm të PS. Sekti solli taksa më të larta për të varfrit. Nuk është kjo rilindje që mund të themi që është PS”, tha Kryemadhi.
Më të lexuarat


Spartak Ngjela: Vlerësimi për Dvoranin sinjal se Ilir Meta do të goditet i pari nga SPAK, presidenti nuk i shpëton revanshit amerikan

Pezullimi i vetingut në polici pas raportit të GRECO, KiE kundër verifikimit të policëve, ja detajet

Alaudin Malaj në hall të madh, bashkëshortja i merr pasurinë, ish-gjyqtari nis paditë ndaj kolegëve që e elanë në baltë

Bujar Leskaj: PD do të ketë vëmendje të shtuar ndaj rinisë, do ndalim emigrimin dhe do ti angazhojmë në vendimmarrje

PD prezanton programin për energjinë, Basha: Do të zgjidhen problemet e përmbytjeve dhe riparimit të dëmeve nga tërmeti

Presidenti bllokon koncesionin e Rinasit, sulmon bizneset shqiptare dhe rreshtohet krah kinezëve, ja si ju dha aeroportin në 2016

A u bashkua me ta edhe Bamir Topi?/ Del ‘tymi i bardhë, Partia Demokratike regjistron koalicionin për zgjedhjet e 25 prillit, Basha jep mesazhin e rëndësishëm (Lista e plotë)

PD hyn si koalicion në zgjedhje, Basha merr pas vetes 13 parti, ja marrëveshja me Topin, Mediun, ballistët dhe legalistët

Bardhi dhe Paloka: Shqipëria ka mbetur në vendnumëro, kjo gjendje do të marrë me patjetër fund në 25 Prill, PD do sjellë ndryshimin

Vuloset ndarja mes PD dhe LSI, ja si Basha nxori jashtë loje Kryemadhin dhe acaroi presidentin, palët të ndara në zgjedhje
