BREAKING NEWS

20 mijë shqiptarë vdiqën nga Covid-19 dhe mijëra të tjerë shpenzuan 200 milionë euro për t’u kuruar, mjeku Erion Dasho zbardh prapaskenat e forta nga pandemia dhe ngre alarmin për korrupsionin që ka mbërthyer sistemin shëndetësor në vend

20 mijë shqiptarë vdiqën nga Covid-19 dhe mijëra të
x
BREAKING NEWS

Edi Rama vizitë në Kroaci për t’i bërë qokën strehuesit të Sali Berishës, kryeministri konfirmon lidhjet me “non gratën” nëpërmjet Bashkim Ulajt dhe pranon konfliktin e interesit që i ka dhënë koncesione

Edi Rama vizitë në Kroaci për t’i bërë qokën
x
BREAKING NEWS

Ish-ministrja Frida Krifca dhe zinxhiri drejtues i AZHBR drejt arrestimit sipas modelit kroat, ja si OLAF shkaktoi “tërmet” në Zagreb dhe si përfunduan në pranga zyrtarët që abuzuan me fondet e BE

Ish-ministrja Frida Krifca dhe zinxhiri drejtues i AZHBR drejt arrestimit sipas
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë zbuloi kreu i SPAK Altin Dumani në vitin 2010 për aferën e “Gërdecit”, si e raportoi Ambasada e SHBA tragjedinë, zbardhet kabllogrami amerikan që fundos Shkëlzen Berishën

Ja çfarë zbuloi kreu i SPAK Altin Dumani në vitin 2010 për
x
BREAKING NEWS

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir Beqjas

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela flet për dosjet në SPAK të dhëndrit të Berishës, Shkëlzenit, Ilir Beqajt, Frida Krifcës, Belinda Ballukut e Mirela Kumbaros dhe nxjerr zbuluar skandalin e Ramës me deklaratën që KFOR të marrë nën patronazh veriun e Kosovës

Spartak Ngjela flet për dosjet në SPAK të dhëndrit të
x
BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x

Politike

A do të hetojë Kongresi Amerikan Edi Ramën? Republikanët letër publike FBI-së për McGonigal. Zbardhet kërkesa urgjente (DOKUMENT)

A do të hetojë Kongresi Amerikan Edi Ramën? Republikanët

Komisioni i Drejtësisë i kongresit amerikan ka kërku informacion nga FBI në lidhje me implikimet per te cilat po hetohet Charles McGonigal, ish-zyrtar i lartë i kundërzbulimit.

Kryetari i komisionit Jim Jordan, një republikan nga Ohajos, dhe deputeti Matt Gaetz, një republikan nga Florida, i shkruan një letër drejtorit të FBI duke kërkuar materiale dhe informacione për McGonigal.

Republikanët po kërkojnë gjithashtu një seancë të posaçme për të diskutuar rreth hetimit te FBI-së për McGonigal, duke përfshirë nëse byroja po ndërmerr ndonjë rishikim për të përcaktuar se si Rusia dhe oligarkët e saj ishin në gjendje të ndikonin zyrtarët e lartë të FBI-së. Jordan dhe Gaetz vendosën një afat deri më 16 shkurt per përgjigje.

Ata  kanë kërkuar që t’i dorëzojë komitetit të gjitha të dhënat e personelit në lidhje me McGonigal; dokumente dhe komunikime “që i referohen ose lidhen me procesin e FBI-së për vlerësimin dhe përgjigjen ndaj hetimit” në lidhje me McGonigal; dhe materiale në lidhje me përpjekjet e FBI-së për të zbutur rreziqet e sigurisë kombëtare të paraqitura nga veprimet e supozuara të McGonigal.

Një aktakuzë me pesë pika të zbuluara në gjykatën federale në Nju Jork javën e kaluar akuzoi McGonigal se punonte për Oleg Deripaska, një manjat rus i aluminit me lidhje me presidentin rus Vladimir Putin. Deripaska ka qenë nën sanksionet e SHBA-së që nga viti 2018 dhe prokurorët federalë pretendojnë se McGonigal dhe Sergey Shestakov, një ish-diplomat rus që u bë shtetas amerikan, punuan për Deripaska për të hetuar një oligark rival rus të paidentifikuar në vitin 2021.

McGonigal po përballet gjithashtu me akuza federale në Uashington, D.C., në lidhje me të paktën 225,000 dollarë që ai dyshohet se ka marrë nga një person me interesa biznesi në Evropë dhe që ka punuar për një shërbim të huaj inteligjence.

Ne akt akuze theksohej se McGonigal i ishte kerkuar një hetim për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobim “për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama”. Sipas akt-padisë, McGonigal kishte marrë informacion për këtë lobist nga Agron Neza dhe Dorian Ducka.

Sipas akt-akuzës, nga shtatori 2017 deri në mars 2018, McGonigal dhe Kryeministri Rama janë takuar 4 herë në Shqipëri dhe në SHBA.Takimi i parë mes Ramës dhe McGonigal ishte realizuar me 9 shtator, takimi tjetër me 20 nentor 2017  e me pas në dhjetor te po atij vitit  në Nju Jork. Në akt padi theksohet se McGonigal ka marrë të paktën 4 herë informacione nga Agron Neza dhe Dorian Ducka që lidhen me lobistin dhe në një rast theksohet se informacionet vinin nga zyra e kryeministri. Dhe një rast tjetër theksohet se  Dorian Ducka ndihmoi në organizimin e një takimi mes zyrës së FBI-së në Nju Jork dhe dëshmitarëve në Evropë, duke paguar mes të tjerash për shpenzime udhëtimeve

McGonigal theksohet se luajti një rol në vendimin e FBI-së për të nisur hetimin e saj për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe lidhjet e mundshme midis fushatës së ish-presidentit Donal Trump dhe Rusisë. kjo ehstye dhe nje tjeter arsye pse republikanet po kerkojne hetime te thelluar per perfirshme ne sulme politike te  McGonigal.

A do të hetojë Kongresi Amerikan Edi Ramën? Republikanët

A do të hetojë Kongresi Amerikan Edi Ramën? Republikanët