BREAKING NEWS

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin: Vdekshmëria e koronavirusit është krahasuar me vdekshmërinë që sjell një aksident automobilistik. Lajmi i mirë është që…

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon
x

Politike

A do të jetë Kosova pjesë e Shengenit Ballkanik? Kryeministri Rama jep përgjigjen e prerë

A do të jetë Kosova pjesë e Shengenit Ballkanik? Kryeministri

Gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij Avdullah Hotin, kryeministri Rama u pyet nëse ia ka parashtruar kërkesën homologut të tij Avdullah Hotit që Kosova të jetë pjesë e Shengenit Ballkanik,.

Rama theksoi se do të donte që të dy vendet të ishin pjesë e atij projekti, ndërsa nënvizoi 3 fjalë kyçe sipas tij për nismën në fjalë; Drejtësi ndërkombëtare, e drejtë dhe stabilitet institucional i pa diskutueshme dhe dialog.

“Në këndvështrimin tim janë 3 fjalë kyçe sot; për ardhmërinë e Kosovës dhe ardhmërinë e ambicies strategjike të Shqiptarëve në rajon. Drejtësi ndërkombëtare, e drejtë dhe stabilitet institucional i pa diskutueshme dhe dialog. Unë besoj se në rast se arrihet që në këtë moment të vështirë për një mijë e një arsye dhe jo thjesht për arsyen madhore të ditëve të fundit, që ne të jemi të përqendruar tek faktorët dhe aktorët politike shqiptarë në Kosovë e kudo ku janë, ë ndajnë atë çka është arsye për të qenë të ndarë në temat e mirëqeverisjes me atë çka është e arsyeshme të jenë të bashkuar si shqiptar në temat e mbrojtjes së dinjitet, të së ardhmes së Kosovës ndërkombëtarit, këto 3 fjalë kyçe mund të na japin mundësi që më herët se vonë të jemi krenarë për kapërcimin e një procesi të një fazë të vështirë. Është e domosdoshme që të gjithë bashkë të jemi pa ekuivok, mbështes të nevojës për të shkuar në fund, zbardhjen e çdo pretendimi apo akuze për krimet e luftës dhe pa ekuivok t’i përgjigjemi siç ishte fletërrufeja dhe shbalancon marrëdhënien e drejtësisë të një lufte ku Kosova ishte viktima. Duhet ta përsërisim me zë të lartë. Stabiliteti institucional shkon shumë me qartë përtej politikës së ditës dhe dasive krejt normale në kushte të tilla. Sot Kosova ka një ballafaqim të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, mbi vullnetin e të gjitha forcave politike për t’i hapur rrugë drejtësisë. Ballafaqimin deri në fund me Serbinë, për të dalë në betejën e paqes. Përballja nuk është mes njëri-tjetrit por me një shtet tjetër, deri dje agresor dhe sot një kundërshtar politik që duhet bashkëjetuar. Patjetër që unë nuk kam se si të ndryshoj mendim lidhur me domosdoshmërinë se Kosova dhe ne duhet të jemi bashkë dhe në Shengenin Ballkanik dhe krijimin e një hapësire të përbashkët, duke shfrytëzuar potenciale të pashfrytëzuara. Unë qëndroj tek interesat tanë dhe shfrytëzimin e potenciale dhe me Kosovën. Vullneti politik s’ka munguar mes Kosovës dhe Shqipërisë, por të arriturat nuk aq sa duhet.”, tha Rama.

Më të lexuarat