BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

A do të jetë Mirush Kabashi kryetar i ‘Nismës’? Hajdari thyen heshtjen dhe zbardh detajet, zbërthen takimin me ambasadoren: Ja çfarë u diskutua gjatë darkës që konsumuam

A do të jetë Mirush Kabashi kryetar i ‘Nismës’?

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari ka qenë sot e ftuar tek Fax News, ku ka folur lidhur me aktualitetin politik, hapjen e listave, koalicionet, por edhe aventurën e saj të re, që do të jetë ajo e një partie të re politike.

Hajdari tha se ajo është për hapjen e listave 100%, ndërkohë që sipas saj barazia gjinore mund të arrihet me një korrektim paszgjedhor. Hajdari shtoi se gratë në Kuvend punojnë më shumë se burrat, por ende nuk kanë arritur dot që të shkëputen prej vullnetit të kryetarit.

“Ne do të shkojmë në hapjen e listave 100%, do të ndjekim deri në fund kërkesën e qytetarëve. Mazhoranca nuk mund ta bëjë taksative që listat për partitë e tjera të jenë të hapura deri në 30%. Mund të ketë një korrektim sa i takon barazisë gjinore, që kjo të bëhet pas rezultatit, në rast se nuk arrihet kuota prej 30 % që të jenë gratë.

Përmes korrektimit duhet të shkojnë në Kuvend gratë që kanë marrë më shumë vota, në këtë rast ne kemi të bëjmë me një diskriminim pozitiv. Në të gjitha raportet rezulton se gratë bëjnë më shumë punë sesa burrat, edhe pse ka shumë pak gra që arrijnë të dalin kundër shefit të tyre. Gratë në tërësi kanë qenë të heshtura përballë liderve të tyre, unë jam një nga gratë që kam guxuar të dalë kundër kryetarit, dhe ja ku jam sot, jam përjashtuar nga partia.

Duhet që ndryshimet kushtetuese të reflektohen në Kodin Zgjedhor, deri në fund të muajit shtator, pasi nuk mund të preket Kodi 6 muaj para zgjedhjeve, kjo duket të jetë e vështirë për tu arritur në momentet që flasim”, u shpreh Hajdari.

Sa i takon takimit me Yuri Kim, Hajdari tha se ajo ishte një darkë mes miqsh, dhe që nuk mund të prononcohej më shumë.

“Ajo që mund të them unë sa i takon koalicioneve, është se unë nuk kam asnjë problem prej tyre, vetëm në rast se nuk ka një deformim të vullnetit të qytetarëve. Mandati duhet të vlejë për të gjitha partitë njësoj, qofshin në koalicion apo jo. Ai ishte një takim mes miqsh, informal, në momentin që do të kemi një takim zyrtar, unë do ta njoftoj këtë në media.

Sa i përket listave të hapura mendoj se jo në mënyrë të drejtpërdrejtë por ajo çka ndodhi, ishte që çdo palë donte të merrte diçka në tryezën e Këshillit Politik, dhe ndërkombëtarët thanë se ne si opozitë parlamentare kërkonte lista të hapura dhe ne e morëm atë”, tha Hajdari.

Më tej deputetja foli dhe për partinë e re Nisma, që sipas saj do të tentojë të ndryshojë mënyrën e politikbërjes në Shqipëri, ndërsa mohoi zërat se në krye të kësaj force do të jetë aktori i njohur Mirush Kabashi.

”Ne kemi bashkuar forcat me Nismën Thurje, ata kanë njerëz të tyre, Nisma Thurje do të vijojë të ekzistojë ende si shoqëri civile, ndërsa figurat kryesore do të mblidhen për të bërë një grupim së bashku, për të pasur pse jo dhe një ndikim politik.

Po të shikosh tani të treja partitë politike janë njësoj, si një biznes familjar, që të gjithë bëjnë atë që thotë kryetari. Tani ata kërkojnë që të ketë një rotacion që të marri secili prej tyre fitimet. Po ta shikosh parlamentin, është e vështirë që të shohësh deputetë që debatojnë lidhur me idetë.

Qytetarët kanë humbur interesin te parlamenti, do të vijë një parti politike që përqafon idealet dmemokratike. Do të kemi personazhe të tjerë që do të na bashkohen në javët e ardhshme, do të jenë të rinj nga diaspora që duan të japin idetë e tyre. Partia do të quhet Nisma, pozicionin që unë do të kem do ta vendosin qytetarët.

Jo nuk është e vërtetë që zoti Kabashi do të jetë kryetar i kësaj force politike, ai ka qenë një mbështetës i Nismës por nuk është e vërtetë që ai do të ketë një rol drejtues. Mendoj se duhet të jetë në dorën e qytetarëve që të zgjedhin se kush do të drejtojë atë partinë, pasi në këtë mënyrë mund të rinovohet drejtimi i partive direkt nga qytetarët”, tha më tej Hajdari.

Më të lexuarat