BREAKING NEWS

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme të vendit/ Kallëzohen 7 funksionarë publikë në Prokurori. Kush janë zyrtarët e lartë dhe akuzat që rëndojnë mbi to

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme
x

Politike

A do të kandidojë si kryetar i Partisë Demokratike? Bujar Nishani surprizon me përgjigjen e tij

A do të kandidojë si kryetar i Partisë Demokratike? Bujar Nishani

Ish-Presidenti Bujar Nishani menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve nga opozita doli me kërkesën për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD-së.

I ftuar sot në emisionin ‘Breaking’, Nishani tha se është shumë e rëndësishme që të ngrihet procesi për krijimin e klimës për një relaksim politik, ndërsa çështjen e kryetarit e cilëson dytësore. Ndër të tjera i cilësoi të gabuara deklaratat e kryetarëve në rrethe që thonë se do të mbështesin deri në fund Bashën.

Nishani: Nuk kam asnjë ambicie. Ambicia ime e vetme është që të rrëzohet Edi Rama, të rrëzohet ky model që se kundërshton asnjë njeri, modelin e shkatërrimit të proceseve zgjedhore dhe që të arrijmë tek kjo ka një proces. Një nga aktorët kryesorë është PD dhe kërkoj që të hapë një proces që të ngrejë besimin. E di që kemi shumë emigrantë jashtë, por nuk jemi në raportin e ponderimit.

Të gjithë e dimë se qindra mijëra nuk besojnë tek projekti i Bashës dhe PD. Basha nuk është e keqja e Shqipërisë se nuk ka qeverisur por po bllokon që të rindërtohet PD. PD ka shumë se kush të kandidojë. Të fillojë njëherë me krijimin e klimës që krijohet kur ka një relaksim politik. Të fillohet me mekanizma sepse më erdhi keq që pashë kryetarët e disa partive në rrethe që thonë se janë deri në fund me Lulzim Bashën. Ata kanë të drejtë të thonë se do vazhdojnë të punojnë me PD. Kanë një koncept të gabuar që u imponohet, por kjo është përgjegjësia, të rezistosh nga imponimi. Parimet mbi të cilat është krijuar PD është liria, besimi e demokracia. Se kush do të jetë kryetari, është çështje dytësore, gjenden dhe vajza e djem.

Pyetje: Cila figurë do të vinte në vështirësi Bashën?

Gjikondi: Nuk ka nevojë për zëvendësim të menjëhershëm, por largim të menjëhershëm të Bashës.

Më të lexuarat