BREAKING NEWS

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)
x

Politike

A do të ketë protesta në Kosovë pas vendimit të Kushtetueses për qeverinë e re? Ja se si përgjigjet Albin Kurti dhe zbulon se ç’do të ndodhë

A do të ketë protesta në Kosovë pas vendimit të

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", foli edhe për mundësinë e protestave pas vendimit të Kushtetueses për dekretin e presidentit Thaçi.

Lidhur me protestat, Kurti tha se këtë nuk e vendos ai, por strukturat e parties: "Ne jemi një subjekt politik demokratik që bën diskutime të brendshme dhe i merr vendimet me shumicë. Vendosin organet e subjektit tonë politik, nuk vendos unë, as në cilësinë e kryeministrit në detyrë dhe as në cilësinë e kryetarit të një subjekti politik. Vendos Vetëvendosja që është fituese e zgjedhjeve".

Çfarë ndodh nëse turma njerëzish rrethojnë godinën e qeverisë dhe nuk ju lenë ju të dilni nga zyra?

"Këto janë pyetje të Shqipërisë. Me të parë me të bërë. Unë nuk dua të vendosem në pozitën e analistit që parashikon të tjerët, por as që fillon të parashikojë situatën e tij në situata hipotetike", u shpreh Albin Kurti.

Më të lexuarat