BREAKING NEWS

‘S’do lemë gur pa luajtur’, kryeministri Rama niset drejt SHBA dhe jep lajmin e madh për qytetarët

‘S’do lemë gur pa luajtur’, kryeministri Rama niset drejt
x

Politike

A do të ketë shpërblim për vitin e ri për pensionistët? Përgjigjet ish ministri Ilir Beqaj

A do të ketë shpërblim për vitin e ri për

Deputeti i PS-së, Ilir Beqaj i ftuar në Report Tv, është pyetur nëse do të ketë shpërblim për vitin e ri për pensionistët.

 Deputeti tha se nuk është momenti që tu hapet "oreksi" atyre në një moment të vështirë.

"Nuk e kam si informacion. Të gjithë duhet të jemi më të rezervuar me kërkesat tona. Të gjithë kanë të drejtë për të jetuar më mirë por besoj se situata e pandemisë duhet të na bëjë pak më të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm se beteja me pandeminë është ndërkombëtare. Pasi të dalim nga kjo betejë mund  të kërkojmë më shumë. Nuk është e lehtë të garantosh pensionet aktuale. Ju si media nuk duhet të nxisni orekse më shumë se sa ka takat Shqipëria. Nuk është momenti që të hapim orekse" - tha Beqaj.

 

Më të lexuarat