BREAKING NEWS

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e Armand Dukës: Një luftë e hapur me Veliajn

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i parë nga Basha

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj: Lëri këto filma tani

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj:
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka me ligjin Lulzim Basha: Kjo është arsyeja që ai sot i mban ison “Gruas se Bilalit”

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka
x
BREAKING NEWS

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta? Ja si përgjigjet Presidenti

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta?
x
BREAKING NEWS

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës
x
BREAKING NEWS

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të parë Arben Kraja

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të
x

Politike

A do të krijojë Berisha një parti të re? Kadilli zbulon synimet e ish-kryeministrit dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Kuvendi do të jetë traumatik!

A do të krijojë Berisha një parti të re? Kadilli zbulon

Ish-kandidati pre kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli u shpreh mbrëmjen e djeshme se ‘Foltorja’ u nis si një aksion i Sali Berishës dhe rrugës ai më pas nisi të huazojë tema

Ndërsa tha se lideri historik i demokratëve ka huazuar tema nga Manifesti i tij politik Kadilli shtoi se Berisha nuk ka një platformë të qartë politike.

“Berisha vazhdon për të krijuar audiencën e vet të fuqishëm, angazhohet por nuk ka një platformë të qartë. Mbledhja e firmave është gjëja më e turbullt që ekziston, por demokratët e dinë që bëhet për të rrëzuar Bashën.”, tha Kadilli.

Sipas Kadillit, Foltorja e Berishës është diçka e papjekur që po ndryshon në rrugë e sipër.

“Para katër muajsh kishim zgjedhje, mund t’i kishim treguar vendin liderit të thyer. Jemi detyruar t’u kthehemi kufizimeve statutore. Kufizimi numër një duhet të jetë, po ke humbur nuk duhet të jesh më.”, tha ajo.

Nga ana tjetër, ish-kandidatja për kryetare të PD, Edith Harxhi u shpreh e bindur se “Foltoret” e Sali Berishës i kanë rigjallëruar shpirtin demokratëve.

“Më ngjasojnë me entuziazmin e viteve ‘90. Demokratët ishin në përgjumje.”

Zonja Harxhi tha gjithashtu se mbështet tezat konservatore që po hidhen sot nga Berisha në takimet nëpër qytete.

Por a po rrezikon PD që të copëzohet, në kuptimin e plotë të fjalës? Për Edith Harxhin kjo nuk do të ndodhë pasi sipas saj, ky është një proces përbashkues dhe e vetmja mënyrë për ta bërë bashkë PD-në.

“Nuk mendoj se do shkojë në përballje ligjore, shumica gjithmonë fiton.”

Kurse për Fatbardh Kadillin, PD është aktualisht e përçarë dhe kjo përballje do të shkaktojë më shumë dëm, sesa mund të sjellë diçka të mirë.

“Nuk besoj se Berisha mund të jetë duke menduar të krijojë parti tjetër. Për të mbajtur vulën do bëjë çdo lloj aventure. Besoj që do t’i krijojë dëm partisë. Kuvendi do të jetë traumatik.”, tha Kadilli.