Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

A do të largohet Lleshaj nga posti i ministrit të Brendshëm? Numri 2 i PS flet hapur, komenton edhe atentatin në Tiranë: Sulme kriminale si ai i mbrëmshmi ndodhin në çdo kryeqytet të botës!

A do të largohet Lleshaj nga posti i ministrit të Brendshëm?

Numri 2 i PS, Taulant Balla ishte sot në ceremoninë e organizuar në Elbasan për prezantimin e forcave ‘Shqiponja’ në këtë qytet, ku mori pjesë edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Pas ceremonisë së rastit ata i janë përgjigjur interesit të medias. Sa i përket largimit apo qëndrimit të Lleshajt si ministër, Balla tha se ai ka bërë dhe bën një punë të shkëlqyer.

Ndërkohë për ngjarjet e djeshme kriminale, Balla u shpreh se ndodhin në çdo kryeqytet të botës dhe se policia do t’i zbulojë autorët.

“…hedh dikush një gurë në lumë dhe të gjithë të mençurit e tjerë duhet ta ndjekin. Ministri Lleshaj prej ditës së parë në krye të ministrisë së Brendshme ka bërë dhe bën një punë të shkëlqyer dhe padyshim ky është një investim i rëndësishëm i besimit që PS dhe grupi parlamentar i saj i ka dhënë. Ndaj do ju lutesha miqësisht të fokusohuni tek ajo që ndodhi sot në Elbasan që është një rritje e prezencës së prekshme të punës së policisë në shërbim të njerëzve të zakonshëm të Elbasanit. Sulme kriminale si ai i mbrëmshmi në Tiranë ndodhin në çdo kryeqytet të botës dhe do doja të kishit pak durim sepse policia e Shtetit do t’i zbulojë në kohë autorët dhe do t’i vërë para përgjegjësisë”, deklaroi Balla.

Më të lexuarat