
Me sytë e përlotur, kryeministri Rama përkujton 4 viktimat e 21 Janarit dhe komunikon vendimin e rëndësishëm (VIDEO-LIVE)

A do ti ulni “armët” në këtë periudhë? Voltana Ademi reagon pas përplasjes me ministrin Lleshjan

Shkruar nga SOT.COM.AL 7 Prill 2020
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, në një lidhje me Skype në “New 24”, tha se PD dhe opozita e bashkuar nuk ngrenë krye kundër askujt, por se armiku i Partisë Demokratike është Covid-19, jo qeveria.
Ademi vlerësoi se qeveria nuk po bën sa duhet për familjet në nevojë, të cilat, sic tha ajo, duhen ndihmuar më shumë.
“Armiku ynë kryesor është Covid-19. Ne nuk kemi armë ndaj askujt. Bashkitë nuk kanë marrë financat e duhura nga ana e qeverisë. Ne kërkojmë të vërtetën, me synimin e mirë për t’ju shërbyer njerëzve. Qeveria po ndihmon njerëzit në një ecuri shumë të ngadaltë. Në të gjithë qarkun e Shkodrës, madje edhe në Lezhë nuk ka mbërritur asgjë, edhe jemi në javën e pestë mendoj se është një cen shumë i madh. E dyta, ajjo që premtohet duhet të realizohet. Iu është thënë se ndihma ekonomike do të marrë dy paga, ata thonë se nuk kanë marrë dy, por një”, tha Ademi.
Voltana Ademi ngriti shqetësimin se bizneset do të kenë një rrënim të mëtejshëm ekonomik, për shkak të situatës nga koronavirusi.
“Biznesi është e vështirë ta marrë veten lehtë. Do jetë vështirë që ta marrë veten, pasi situata ekonomike nuk është e mirë. Duhet bërë shumë më tepër për të rregulluar situatën. Jam ndjerë shumë keq si qytetare, si shkodrane, por edhe si kryetare bashkie. Ministrin ka 15 vjet që e njoh. Unë ka 5 javë që punoj në territor. Fjalët e tepërta duhet të kufizohen”, deklaroi Ademi.
Më të lexuarat


“Drejtësia më e madhe për 21 janarin 2011 ishte zgjedhja e tij President”, Romeo Kara del me reagimin e fortë dhe zbulon çfarë përflitet se do të ndodhë me Ilir Metën: Me siguri...

10 vite nga vrasja e 4 protestuesve më 21 janar, shihni çfarë ndodhi sot me ish-kryeministrin Sali Berisha teksa Rama i shpalli 'Dëshmorë të Atdheut': Vrasës me privilegje...

Pas vendimit që mori për mos-certifikimin e disa kandidatëve për deputet, kryetarja e KQZ-së në konferencë urgjente: Po kërcënohem me jetë unë dhe familja, edhe nga politikanë

"MOS HARRO!", Taulant Balla nxjerr videon e rëndë nga protesta e “21 Janarit”, shihni momentet e përplasjes në Bulevard

“21 janari është turpi i politikës dhe drejtësisë shqiptare”, Petro Koçi del me reagimin e revoltuar: Fajtorët urdhërues haptazi u përpoqën të...

Hetime ndaj Berishës për vrasjen e protestuesve? Etilda Gjonja zbulon se çfarë po ndodh me dosjen e '21 janarit’

Homazhe në Bulevard, Rama vendos karafila të kuq në vendin ku 4 protestuesit humbën jetën më 21 janar

Deputeti zbardh pazaret e fshehta: Lulëzim Basha duhet të ishte jashtë politikës! Ja marrëveshjet që ka bërë me Ramën dhe Metën

“Mos debatoni me asnjë”/ Basha udhëzim të prerë dhe porositë e fundit drejtuesve politik të PD-së për fushatën: Shkoni derë më derë, thuajini që unë jam kryeministri i ardhshëm

SURPRIZA! Deputeti i njohur tradhton opozitën parlamentare, rikthehet në Partinë Demokratike
