BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

“A do vijojë qeveria po me këta emra?”, Frrok Çupi del me paralajmërimin e fortë, zbulon lëvizjen që do të bëjë kryeministri Rama në shtator

“A do vijojë qeveria po me këta emra?”, Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi ka parashikuar lëvizjet që do të bëjë kryeministri Rama në shtator në lidhje me krijimin e qeverisë së re.

Kryeministri Edi Rama në shtator do të formojë qeverinë e re. Në dy mandatet e para ka pasur një grup “besnikësh” të cilëve u ka besuar postet ministrore për një kohë të gjatë, a mendoni se do të vijojë të qeverisë po me këta emra?

“Po flasim për ‘qeveri besnikësh’. A mund të flasim për ‘qeveri jo-besnikësh’? Më duket se asnjëri nga dy ‘fjalorët’ nuk është i saktë në sensin e të drejtës dhe të shtetit. Nuk mund të ketë qeveri me ‘jo- besnikë’. Ministrat janë njerëz të zgjedhur me dorë nga kryeministri. Janë të zgjedhur edhe për besimin që i japin kryetarit të qeverisë për realizimin e programit të tij. Jam çuditur sa herë kam dëgjuar e lexuar në media pse ministrat shkojnë sipas planit të kryeministrit, ose pse ministrat i binden kryetarit të qeverisë. Por sidoqoftë… Me siguri kryeministri Rama do të bëjë ndryshimet e nevojshme, sipas tij. Ata që do të mbeten janë një dëshmi se kryeministri ka vlerësim dhe besim për punën e tyre. Por le të mbahemi pak në idenë e ‘qeverisë besnike’. Edhe kjo ka një kuptim- sipas idesë suaj kritike. Ju sigurisht mbartni një ngarkesë të hidhët mbi ‘besnikët’ në qeveri. Ne e kemi provuar këtë në mënyrë humbëse për interesat e publikut dhe të shtetit. Kemi provuar disa ‘besnikëri’ fatale qeverisëse. E para është besnikëria rajonale. Një traditë e keqe e periudhës komuniste na dëshmon se ministrat zgjidheshin nga zonat besnike ndaj Luftës dhe ndaj komunizmit. Kjo u shfaq edhe në 30 vjet. Kemi provuar ‘ qeveri të Tropojës’ që ishin jo aq besnikë të Berishës se sa kundërshtarë të Jugut. Kishim qeveri të Skraparit, qeveri të Tepelenës… Të gjitha me thelbin e besnikërisë ‘ nga fshati i kryeministrit’.  Keni lexuar këto ditë një poezi të Namik Dokles? Ja si thotë ai: “Kalo Vjosën, hyn në Vlorë/ Pesë ministra me këmborë”. Ja kështu.

E dyta është besnikëria familjare. Qeveritë e Berishës janë tipike qeveri tribale: Familja, fisi, kushërinj të kushërinjve… Çfarëdo mediokri e njeriu qesharak bënte pjesë në qeveri, veç pse ishte ‘yni’. Këto janë qeveri të modelit të Mafies. Mafia ndërtohet mbi bazë të fisit, sidomos mafia në Ballkan.  E treta, besnikëria mbi bazën e firmës. Kemi parë qeveri me ministra dhe zyrtarë që janë rekrutuar në qeveri vetëm si njerëz ‘ të bindur’  për të firmosur afera korruptive për kryeministrin. E pastaj kanë përfunduar në lumë. E shikoni çfarë po ndodh me Fatmir Mehdiun? Ishte ministër i Berishës dhe po paguan për korrupsionin e familjes së tij.”, tha Çupi për Fjala.

Më të lexuarat