BREAKING NEWS

MSH informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Ulet numri i viktimave, mbi 400 raste të reja

MSH informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Ulet numri i
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi merr goditjen/ Prangoset ish- kandidati për deputet i LSI në zgjedhjet e 25 prillit në Tiranë. Emri

Monika Kryemadhi merr goditjen/ Prangoset ish- kandidati për deputet i LSI
x
BREAKING NEWS

Pushimet u kthyen në tragjedi/ Zbardhen detaje të reja nga vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret, kamerat zbulojnë gjithçka, ja lëvizjet në hotelin luksoz. Ambasada ruse merr vendimin e menjëhershëm

Pushimet u kthyen në tragjedi/ Zbardhen detaje të reja nga vdekja e 4
x
BREAKING NEWS

“Kjo është bomba”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat që implikojnë politikanët e njohur dhe del me paralajmërimin e fortë: Ja si po i detyron Berisha që t’i rrinë rrotull!

“Kjo është bomba”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Trafikim të miturish dhe prostitucion/ Policia e Tiranës sekuestron pasurinë marramendëse të dy vëllezërve me rrezikshmëri të lartë në Tiranë. Zbardhen akuzat e rënda

Trafikim të miturish dhe prostitucion/ Policia e Tiranës sekuestron
x
BREAKING NEWS

Zbardhen të tjera detaje të reja për ngjarjen tronditëse/ Çfarë ka ndodhur në dhomën e saunës ku po qëndronin 4 turistët që u gjetën të vdekur në Qerret, shoqërohen në polici e gjithë stafi

Zbardhen të tjera detaje të reja për ngjarjen tronditëse/
x
BREAKING NEWS

SHBA e vendosur për Berishën, nuk pranon negociata dhe paralajmëron sekuestrim të pasurive sipas vendimit të Biden

SHBA e vendosur për Berishën, nuk pranon negociata dhe
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Apartamenti përfshihet nga flakët në Astir, nënë e bir hidhen nga kati i tretë për t’u shpëtuar flakëve! Vdes e ëma. Zbardhen dyshimet e rënda

E rëndë/ Apartamenti përfshihet nga flakët në Astir,
x

Politike

“A është Lulzim Basha i sanksionuar nga SHBA?”/ Demokrati del me thirrjen urgjente një ditë para zgjedhjeve për kreun e PD-së: Mos e fshihni kokën si struci!

“A është Lulzim Basha i sanksionuar nga SHBA?”/ Demokrati

Partia Demokratike do të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë, ku përballë Lulzim Bashës garojnë Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Një nga themeluesit e PD-së, Zenel Hoxha, në një postim në rrjetet sociale i bën thirrje kryedemokratit Basha që të dalë dhe të sqarojë akuzat ndaj tij, nëse është apo jo i sanksionuar nga SHBA.

Ai thotë se Basha duhet të mbajë edhe një qëndrim të qartë politik për të gjitha zhvillimet dhe masat e fundit të ndërmarra nga SHBA që prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë Shqipërinë.

Postimi i plotë i Zenel Hoxhës:

A ËSHTË LULZIM BASHA I SANKSIONUAR NGA SHBA?

Urdhri Ekzekutiv i Presidentit Biden për bllokimin e pasurive dhe pezullimin e hyrjes në SHBA të personave që kontribuojnë në destabilizimin e vendeve të Ballkanit është sinjali më i fortë që vjen për përkushtimin e Uashingtonit në avancimin e demokracisë dhe në luftën kundër korrupsionit në rajonin tonë.

Përpara vendosmërisë amerikane që po materializohet me hapa dhe vendime të prekshme, është e domosdoshme që demokratët shqiptarë të kenë përgjigje konkrete për një nga çështjet më ekzistenciale për identitetin e Partisë Demokratike, por edhe për ardhmërinë politike të vendit.

Lulzim Basha e ka përgjegjësi adresimin e zërave dhe dhënien e përgjigjes kundrejt akuzave se ndaj tij ka sanksione nga autorietetet amerikane, ende të padeklaruara publikisht, që ia pamundësojnë hyrjen në SHBA.

Lulzim Basha e ka për detyrë të mos fshehë më kokën si struci dhe të bëjë transparencë. Përse këilltarët e tij shqiptarë dhe të huaj kanë bërë përpjekje të njëpasnjëshme, gati të dëshpëruara, për t’i garantuar atij ftesa nga organizata të ndryshme amerikane në tre vitet e fundit? Përse, pavarësisht këtyre përpjekjeve, ai nuk ka ende asnjë vizitë, qoftë zyrtare, qoftë informale në Shtetet e Bashkuara?

Në të njëjtën kohë, Lulzim Basha i ka borxh demokratëve mbajtjen e një qëndrimi të qartë politik për të gjitha zhvillimet dhe masat e fundit të ndërmarra nga SHBA që prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë Shqipërinë. Nga cila anë është ai dhe çfarë garancie mund të japë që nuk është nga ana e gabuar e historisë?

Derisa këto pyetje të marrin përgjigje, do të ishte absurde vazhdimi i farsës elektorale brenda PD-së. Vazhdimi i procesit aktual do të ishte goditje fatale për Partinë Demokratike nëse fitues shpallet dikush i implikuar dhe i sanksionuar nga autoritetet amerikane.

Ftoj të gjithë kandidatët për drejtimin e PD-së që të bashkohen në këtë thirrje publike për transparencë dhe të kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve deri sa Lulzim Basha të japë përgjigje për këto pyetje që shqetësojnë çdo demokrat.

Më të lexuarat