
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

A i keni ndërprerë marrëdhëniet me grupin e Berishës për kandidatët e PD? Alibeaj habit me përgjigjen

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Mars 2023

Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar sot pasdite një mbledhje me Kryesinë e Partisë Demokratike në kuadër të zgjedhjeve vendore. Në një konferencë për mediat pas mbledhjes, Alibeaj deklaroi se është e papajtueshme që grupi i Berishës ka futur kandidatët e PD-së nën logon e një partie tjetër.
Ai shprehet edhe njëherë se PD-ja e tij është e hapur për të bashkëpunuar me grupin e Berishës për zgjedhjet vendore.
Pyetje: Keni kandidat për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin?
Alibeaj: Procesi është në vazhdim. Ky proces, siç është parashikuar në vendimin e Kryesisë, është një proces që bazohet në statutin e partisë. Në një nga mbledhjet e mëparshme, ne kemi kërkuar kandidimin e Primareve.
Pyetje: Ka një përplasje mes teje dhe Bardhit?
Alibeaj: Nuk është paqartësi. Unë dhe kushdo ka detyrim të respektojë vendimet e Kryesisë. Ajo që ka thënë Bardhi është në bazë të qëndrimeve tona për kandidatët e Primareve të grupit të Rithemelimit, janë të ftuar të bashkohen në logon e PD-së. Ky proces, do të vazhdojë të diskutohet këtu në mbledhjet e Kryesisë.
Pyetje: Bardhi deklaroi se në këto 3 bashki nuk do nxjerrë kandidatë.
Alibeaj: Është gjithmonë sipas rregullave të statutit që këto do i vendosë Kryesia.
Pyetje: A i keni ndërprerë urat e bashkëpunit me Berishën? A do thotë kjo se dalja me dy kandidatë në zgjedhjet vendore, ndërprerje e marrëdhënieve?
Alibeaj: PD nuk ka se si të ketë dy kandidatë. Ka vetëm një kandidat. Kandidatët e tjerë mund të jenë nën logon e partive të tjera, në PS ose në PL. Së dyti, të marrësh demokratë dhe t’i çosh në një parti tjetër që nuk ka ngjyrën apo këtë logon e demokratëve, unë besoj që është e tillë që është e papajtueshme me qëndrimin, anëtarësinë e PD-së.
Po më pyesni për Sali Berishën? Unë e kam bërë të qartë këtu e një vit e gjysmë më para. Nuk është çështje personale, por çështje identiteti. PD ësht themeluar si parti properëndimore. Marrëdhëniet e saj me SHBA, Britaninë dhe BE janë ADN-ja e kësaj partie. Raporti i kësaj partie është e shenjtë. Ne kemi bërë maksimumin përtej çdo durimi për të bërë të mundur të kemi një kandidat për demokratët. Për të gjithë qytetarët që janë të pakënaqur nga regjimi i Edi Ramës.
Më të lexuarat


“Përpjekjet e krimit për të shënjestruar SPAK, do dështojnë”, Basha: PD në krah të aleatëve strategjikë, në mbështetje të këtij institucioni

Basha i pandalshëm edhe pasditen e të dielës pranë qytetarëve: Shqipëria ka nevojë për një plan urgjent për t'u krijuar të rinjve kushte që të mos largohen

Sali Berisha dënon sulmin në Ankara: Akt terrorist, solidaritet me autoritetet turke

U caktua si raporter nga KiE për sekuestrimin e aseteve ruse/ Basha: Për mua është një përgjegjësi e madhe dhe një besim i madh, hera e parë që Shqipëria ka një raporter për një çështje kaq të rëndësishme

Deklaratat e Ramës për KFORIN/ Basha: E rrezikshme dhe e dënueshme, PD do të depozitojë nesër kërkesë për interperlancë

“Vuçiç i përfshirë në skenar”, Basha: Armatimi në Kosovë është futur prej muajsh

Basha: Sulmi në Veri i përgatitur nga segmente shtetërore të Serbisë

Sulm terrorist në Ankara/ Presidenti Begaj: Shpreh solidaritetin me popullin dhe qeverinë turke

Sulmi terrorist para parlamentit, reagon Rama

Basha vijon turin nëpër Shqipëri, kreu i PD e nis ditën me takime në Ndroq
