BREAKING NEWS

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin. Ja çfarë ka ndodhur në kufi

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis
x
BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Politike

A janë bashkë PD-LSI? Flet Petrit Vasili dhe shpërthen edhe ndaj qeverisë së re 'Rama 3': Ministra memecë që do firmosin për...

A janë bashkë PD-LSI? Flet Petrit Vasili dhe shpërthen edhe ndaj

Zv/kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili  komentoi sot qeverinë ‘Rama 3’ dhe situatën me aleatin më të madh, Partinë Demokratike.

Petrit Vasili e ka quajtur të pakuptimtë prezantimin e kanbinetit të ri të Kryeministrit Rama, i cili do të vazhdojë të jetë thjesht sa për emër dhe për të firmosur ato që urdhëron Rama.

“Ishte një pritje pakuptimtë çdo të bënte kjo qeveri e re. Përkundrazi pamë që ishin vetëm të emëruar. Janë si ato çelësat që hyjnë në çdo vrimë, nuk i pyet njeri. Memecë që do firmosin çfarë t’i thotë Rama. Koncesionet, korrupsioni, kriminaliteti dhe pastrimi i parave do të jetë po i njëjti.  Nuk më thotë gjë asnjëri. Qeverisja nuk është pronë e Edi Ramës. Ministrat nuk paguhen nga Rama por nga paratë tona. Pakënaqësitë brenda PS-së janë thjesht pakënaqësi hajdutësh që nuk morën atë që prisnin. Nuk ka të shpërblyer në PS, i shpërblyer është vetëm ai. Të tjerët thjesht mbushin shpërblimet e Ramës. Numri i madh i grave është diçka humoristike. Hajdutët nuk kanë sekt”, u shpreh Vasili.

Më tej Vasili ka prezantuar e LSI për parlamentin e ri me tre pika. Vasili tha se duhet t’i shkohet deri në fund hetimit të atyre që kanë kapur reformën në drejtësi, të hetohet 25 prilli dhe së treti të hetohet kapja e ekonomisë.

“LSI do të ecë pa kthim mbrapa. Së pari duhet të hetohet deri në fund, përgjegjësitë e atyre që kanë kapur reformën në drejtësi. Të gjithë jemi dëshmitarë të një drejtësie në kolaps, që nuk funksionon. S’kemi qenë në parlament por kemi qenë shumë aktiv. Sot opozita duhet të luftojë 7 ditë të javës jashtë parlamentit, pranë qytetarëve. Së dyti, duhet të hetohet deri në fund 25 prilli. Kush nxori të dhënat e qytetarëve? Kush shpërdori fondet publike? Kush ia dha në dorë të dhënat patronazhistëve? Kush shkeli në të gjitha pikat ligjin zgjedhor? Objektivi i tretë i madh është hetimi i kapjes së ekonomisë. Si mund të shmanget hetimi i dhjetëra koncesioneve të dhëna nga parlamenti njëpartiak. Pa zbardhur këto çeshtje… Ndërkohë që ne bisedojmë të tjerë largohen. Shqipëria qeveriset në mënyrën më të keqe, të pabesë të mundshme. Këto janë 3 rrugët ku duhet të ecë opozita, përndryshe ajo do të ishte një farsë. Përballë kemi një mazhorancë shkatërruese te 5 qershorit”, tha ai.

Për sa i përket bashkëpunimit me PD-në, Vasili nuk dha një përgjigje të saktë , por thjesht u shpreh se PD nuk është kundër këtyre çështjeve që është fokusuar LSI.

“Këto çështje janë ngritur për vite me radhë nga ne dhe PD. Jo pak ka folur PD për këto çështje. Këto çështje të merren më të gjithë fuqinë e tyre. Nuk besoj dot se dikush mund t’i shmanget këtyre çështjeve. Këto ndajnë nëse do kemi një Shqipëri shtet normal demokratik, apo do të kemi një shtet të Edi Ramës, që ka shkatërruar vendin. Shqipëria është në rrezik madhor, sepse këto çështje madhore, janë të pakapërcyeshme. Nuk kam dëgjuar se PD të jetë kundër hetimit të zgjedhjeve. Cili shqiptar i beson një opozite që nuk lufton për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit”, deklaroi ai FaxNews.

Në fund ai u pyet për deklaratën e Lulzim Bashës, i cili kërkoi që të ndryshohen ato ndryshime kushtetuese të bëra në vitin 2008. Vasili thekson se pa u bërë më parë hetimet për 3 çështjet që tha ai, nuk mund të kalohet te ndryshimet kushtetuese.

“Asnjë ndryshim kushtetues nuk mund të ndodhë pa pasur partinë që tashmë është në mazhorancë. Unë për eksperiencën në dy çështje shumë të hidhura, reforma në drejtësi dhe ajo e 5 qershorit, nuk mund të gjej dot si mund të shkohet te këto ndryshime, pas sqaruar njëherë 25 prillin. Pa zgjidhur këto, se di si mund të shkohet te kushtetuta e 2008. Kush do prodhojë kompromis , këta që shkatërruan 5 qershorin. Pa hedhur këto hapa, do të thotë të legalizojmë pushtetin e  Edi Ramës”, përfundoi Vasili.