BREAKING NEWS

Përballet për herë të parë me zërat kritikë ndaj tij, zbulohen 2 lëvizjet e rëndësishme të Lulzim Bashës ditën e sotme

Përballet për herë të parë me zërat kritikë
x

Politike

A ka SHBA një plan në tryezë nëse ndodh diçka me 25 Prill? Paralajmëron Yuri Kim: Kemi diçka serioze, Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken e kanë bërë shumë të qartë!

A ka SHBA një plan në tryezë nëse ndodh diçka me 25

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ishte sot e ftuar në emisionin “Përball” të gazetarit Lutfi Dervishi ku ka folur rreth qëndrimit të SHBA për zgjedhje të lira. Ajo u shpreh se SHBA është e angazhuar se do të ndëshkoj këdo që tenton të prish zgjedhjet në Shqipëri.

Lutfi Dervishi: Pyetja e fundit. Thatë, ‘ritheksoj se do t’i kërkojmë llogari udhëheqësve. Do të ndërmarrim veprimet e duhura në përgjigje të atyre që pranojnë apo nxisin dhunë, pranojnë apo nxisin shkeljen e ligjeve zgjedhore dhe standardeve ndërkombëtare, dhe që përndryshe përpiqen të minojnë integritetin dhe besimin tek procesi zgjedhor dhe rezultatet e tij.’ A keni një plan në tryezë?

Ambasadorja Kim: Mendoj që kemi disa opsione por nuk i diskutoj në publik. Mendoj që njerëzit e kuptojnë që për Shtetet e Bashkuara, kjo është diçka serioze dhe mendoj që Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken e kanë bërë shumë shumë të qartë rëndësinë qëndrore të sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, dhe forcimit të demokracisë kudo në botë. Dhe nuk e bëjmë sepse mendojmë se është diçka e këndshme, nuk është bamirësi. E bëjmë sepse është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara që të kenë aleatë që janë të fortë, të aftë, dhe të begatë. Duam të sigurohemi që Shqipëria si aleate e NATO-s është maksimalisht e fortë, sepse ne besojmë tek ju ashtu si ju besoni tek ne; kjo është ajo që mendoj teksa shohim këtë 30-vjetor por edhe teksa ecim drejt zgjedhjeve. Është koha për të vendosur se çfarë vendi do të jetë Shqipëria.

 

Më të lexuarat