BREAKING NEWS

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/
x

Politike

Acarohen mediat serbe: Vendimi i CAS skandaloz, shuplakë ndaj futbollit botëror

Acarohen mediat serbe: Vendimi i CAS skandaloz, shuplakë ndaj futbollit
Mediat serbe kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të Arbitrazhit Sportiv, i cili përveç fitores që i dha në tavolinë Shqipërisë për ndeshjen e Beogradit, nuk i hoqi pikët minus Serbisë. Edhe pse fillimisht shumë prej tyre nuk po e pasqyronin lajmin, disa nisën me kritika dhe akuza. Ndër mediat më agresive ka qenë gazeta “Krurir”, e cila u mor gjatë me incidentin në Beograd, e cila ka lëshuar akuza të shumta ndaj UEFA-s. Ky portal, kujton se në që në Mars, faqja zyrtare e UEFA-s kishte publikuar një renditje të kombëtareve të grupit i të kualifikimeve për ‘Euro2016’, e ku Serbisë i figuronin -2 pikë.
 
“Edhe pse ishte menduar atëherë se ky ishte një gafë, tani lind pyetja nëse njerëzit e UEFA e dinin që në fund të marsit se si do të ishte vendimi i gjykatës në Lozanë”, shkruan ndër tjera “Kurir”. Po ashtu kjo gazetë e ka cilësuar vendimin skandaloz dhe një shuplakë ndaj futbollit botëror. Ndërkohë sipas gazetës serbe “Telegraf” shqiptarët morën 3 pikët, pasi patën një lobing më të fortë pranë Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv. E përditshmja “Blic” pretendon se ky është një vendim politik duke e quajtur të çuditshëm. Ndërkohë, me shkronja kapitale shkruan: “E pabesueshme. Gjykata e Lozanës i dhuron fitoren Shqipërisë, Rama feston ‘drejtësinë’”.
 
Ndërsa, vijon njoftimi për vendimin e CAS, duke cituar mediat daneze, por duke pasqyruar edhe statusin e kryeministrit Rama. Me fjalët e kreut të qeverisë hapet edhe shkrimi në sajtin e “B92”, duke cituar Ramën që ka shkruar se “drejtësia u vendos”. Në titullin e kësaj media thuhet: “Çështja e ‘dronit’: Shqipëria merr tre pikë”. Po ashtu ashpër kanë reaguar dhe një sërë mediash të tjera, që e kanë parë me një sfond politik këtë vendim. Edhe në rastin e vendimit të UEFA, e cila i dha fitoren Serbisë, mediat sërish reaguan ashpër, ku ky vendim solli dhe dorëheqjen e trajnerit të kombëtares. 
 

Më të lexuarat