Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...
16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...
Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...
Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja
Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret
“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në drejtësi”, Klodiana Lala zbulon informacione për vendndodhjen e ish-kryeprokurorit: Më kanë ardhur foto! Avokati paraqiti akt ekspertimin, vuan nga një sëmundje e…
Shkruar nga SOT.COM.AL 22 Shtator 2021
Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është dënuar me 2 vite burg. Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë. Ndërkohë që dyshohet se Adriatik Llalla nuk ndodhet aktualisht në Shqipëri.
Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se është tërësisht e paqartë se ku ndodhet dhe se avokati i tij tha se ndodhet në regjim spitalor, por nuk e saktësoi nëse ndodhet brenda apo jashtë Shqipërisë. Sipas Lalës, Llalla është kurbani i parë i reformës në drejtësi, teksa çështja e tij u nis nga drejtësia e vjetër dhe u finalizua nga e reja.
“Mësohet se Llalla ka udhëtuar javët e fundit jashtë Shqipërisë, destinacioni i parë është Turqia. Nuk i kemi informacionet nëse ka hyrë më në Shqipëri.
Duke qenë se gjykata e ka dënuar me verdikt të formës së prerë, z. Llalla duhet të shkojë pas hekurave, por me sa duket në banesë gjithçka është e mbyllur, asgjë nuk lëviz.
Nga momenti që gjykata shpall vendimin deri në urdhrin e ekzekutimit duhet pak kohë dhe më pas oficerët e policisë shkojnë për të zbatuar këtë vendim.
Nëse ndodhet në spital brenda vendit, ky vendim është i ekzekutueshëm. Oficeri i policisë që ka urdhrin në dorë e prangos dhe e dërgon në paraburgim. Nëse nuk ndodhet në vend, por jashtë është më e komplikuar. Por kjo duhet sqaruar. Llalla është ish-zyrtari i parë i Lartë i cili ndëshkohet nga institucionet e reja, apo gjykatat e vettuara pas reformës në drejtësi. Është një çështje e nisur nga drejtësia e vjetër dhe e finalizuar nga drejtësia e re. Është një sinjal pozitiv sa i përket pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të nivelit të lartë. Adriatik Llalla është kurbani i parë i reformës në drejtësi. Qytetarët janë të predispozuar të shohin sa më shumë rezultate të reformës në drejtësi dhe sytë janë tek SPAK”, tha Lala.
Sa i përket një largimi të tij nga Shqipëria, ajo sqaroi se Llalla nuk ka qenë i detyruar të qëndronte brenda territorit të Shqipërisë pasi që nga momenti i parë që është ngritur akuza, nuk kishte ndonjë masë shtrënguese. Ajo tregoi dhe se çfarë ndodh nëse ish-kryeprokurori nuk gjendet në Shqipëri.
“Nuk ka pasur asnjëherë asnjë masë sigurie. Është hetuar në gjendje të lirë. Dyshimet që u ngritën ndaj tij ishin për disa akuza të rënda, më e rënda ajo e pastrimit të parave. Nga prokuroria e Durrësit erdhi tek Krimet e Rënda, ka pasur një ping-pong procedural. Më pas prokurori e dërgoi në gjyq për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë, ai u gjykua me gjykim të shkurtuar. Nëse nuk do ketë një arrestim të z. Llalla duhet parë se si do të procedohet. Më kanë ardhur foto ku pretendohet se z. Llalla shfaqet në aeroport në Romë.
Nëse është jashtë është një i arratisur i drejtësisë. Policia kryen kontrolle brenda vendit. Avokati në seancën e fundit gjyqësore, avokati bëri disa kërkesa, pushimi i çështjes ose pafajësia, së dyti nëse kjo nuk ndodh, çështja të kthehej nga e para. Opsioni i tretë nëse dënohej të merrte një masë alternative, jo në burg duke arsyetuar që gjendja e tij shëndetësore ishte e një natyre, që vuante nga një sëmundje e parikuperueshme. Ditë ne sotme kur e pyetëm z. Azizaj nga cili autoritet ishte firmosur, z. Azizaj deklaroi se akti i ekspertimit është firmosur nga një spital shtetëror në Shqipëri. Pavarësisht se z. Llalla ka synuar pafajësi, nëse zoti Llalla është realisht i sëmurë, sikurse avokati pretendon, duhet të fillojë një tjetër përballje me drejtësinë. Kjo është një çështje që duhet ta shohim në vijim. Shpesh në Shqipëri, ish-zyrtarë, apo bosë të krimit, e kanë bindur gjyqësorin për të mos përfunduar pas hekurave pikërisht me problemet shëndetësore”, deklaroi Lala.