BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Afera e inceneratorëve, prokurores Mariola Mërtiri i kërkohet shpjegim për lidhje me Stela Gugalljan, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin

Afera e inceneratorëve, prokurores Mariola Mërtiri i kërkohet

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit prezantoi si gjetje të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në kriterin e figurës së prokurores së Tiranës, Mariola Mërtiri dhe i kërkoi asaj shpjegime për lidhjet e saj dhe të bashkëshortit me personat e shpallur në kërkim për akuza të korrupsionit në aferën e inceneratorëve. Siç lexoi relatori Roland Ilia, prokurores i ishin kërkuar shpjegime për lidhje “të drejtpërdrejta dhe të tërthorta” me Stela Gugalljan, Klodian Zoton dhe persona të tjerë të shpallur në kërkim apo marrë nën hetim nga SPAK me akuza të korrupsionit. Ilia vuri në dukje se këto kontakte nuk ishin deklaruar, pavarësisht se bashkëshorti i subjektit kishte punuar për kompanitë e drejtuar nga Zoto e Gugallja. Prokurorja Mariola Mërtiri është kunata e Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalljes, por ajo mohoi në fjalën e saj të kishte kontakte të papërshtatshme. Ajo i tha KPK-së se njohjet e saj me kunatën kishin qenë të përcipta dhe lidheshin vetëm prej faktit se ajo ishte bashkëjetuese e vëllait të bashkëshortit të saj. Ndërsa mohoi të njihte Zoton dhe personat e tjerë të përmendur në aferë. Mërtirit iu kërkuan po ashtu shpjegime mbi blerjen e një apartamenti në Fier, ndërsa iu vunë në dukje dyshimet e ngritura për kontakt të papërshtatshëm me shitësin e apartamentit dhe iu bënë pyetje në lidhje me tre dosje që kishte hetuar. Hetimi administrativ po kryhet nga trupa e kryesuar prej Etleda Çiftjas, me relator Roland Ilia dhe anëtare Pamela Qirko, ndërsa vëzhgues ndërkombëtar ishte Willem Brower. Mariola Mërtiri përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009 dhe punoi si prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier. Prej vitit 2016, Mërtiri e ushtron funksionin pranë Prokurorisë së Tiranës. Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, kishte sjellë një raport pozitiv për prokuroren Mariola Mërtiri. Po ashtu edhe në raportin e dytë, pas kërkesës për përditësim nga KPK, DSIK nuk kishte vënë në dukje probleme sa i përket prokurores, duke e cilësuar atë të përshtatshme për vazhdimin e detyrës.