BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Politike

Afera “McGonigal” trondit Ramën, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i bën thirrje DASH ta shpallin kryeministrin “non-grata” pasi ka korruptuar një ish-agjent të FBI për të “asgjësuar” opozitën

Afera “McGonigal” trondit Ramën, Evi Kokalari zbardh

Afera “McGonigal” duket se do të tronditë nga themelet kryeministrin Edi Rama, i cili rrezikon të ketë fatin e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke u shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të premten që shkoi ish-agjenti i FBI, Charles McGonigal doli para gjykatës në Uashington, teksa pranoi fajin për dosjen e korrupsionit me zyrtarë të lartë shqiptarë, duke fundosur kështu kryeministrin Rama. Ish-agjenti i FBI në gjyq ka deklaruar se ka marrë mijëra dollarë nga një ish-agjent i inteligjencës shqiptare. Gjithashtu ai ka pranuar se krijoi miqësi me Ramën që përmendet 11 herë në dosjen e pranimit të fajit, ndërsa se mes të tjerash zbuloi se mori prej tij një licencë për shpim në fusha nafte. Madje zoti McGonigal ka pranuar se ishte ai që nxiti nisjen e hetimeve lidhur me lobimet në SHBA të Lulzim Bashës dhe akuzat se po financohej nga rusët. Por kjo çështje delikate tregon qartë se kemi të bëjmë me korrupsion dhe se pavarësisht se nuk ka hetime për kryeministrin e Shqipërisë, ky i fundit rrezikon të merret me shpulla nga amerikanët. Paralajmërimin e ka bërë aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari në rrjetet sociale këtë fundjavë. Zonja Kokalari theksoi se ish-zyrtari i FBI mund të jetë përdorur nga Rama kundër Bashës, për zgjedhjet e 2021-it. Sipas saj, afera “McGonigal” do të jetë bazë e fortë që Departamenti Amerikan i Shtetit të sanksionojë Ramën. “McGonigal është marrë vetëm me dosjen e Bashës, për këtë është paguar dhe këtë ka realizuar për Ramën, i cili fare mirë mund ta ketë përdorur kundër Bashës dhe në zgjedhjet e 2021! Si e tillë, klani i Berishës bën mirë të përmbahet dhe ta mbledhë veten e të artikulojë për kë opozitë bëhet fjalë. Pranimi i fajit nga McGonigal tregon qartë që Edi Rama ka korruptuar një punonjës të administratës amerikane për të luftuar kundërshtarin e tij politik, si e tillë ka cënuar në mënyrë direkte demokracinë Amerikane. Kjo është bazë mjaft e fortë që DASH mund ta përdorë për ta sanksionuar Ramën siç bëri me Berishën”, shkroi Kokalari. Pra, duke qartë se kryeministri Rama ka tentuar të korruptojë një zyrtarë të FBI, duke futur “hundët” në punët e brendshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, çka lë të hapur mundësinë se kur ai të largohet nga posti i Kryeministrit, rrezikon të sanksionohet nga DASH, njëjtë siç është vepruar me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion dhe minim të demokracisë.

Dekreti i presidentit Joe Biden

Megjithatë deklarata e zonjës Kokalari, nuk është e vetme, pasi dekreti i presidentit të SHBA, Joe Biden për korrupsionin indirekt lë të nënkuptohet se kryeministri Edi Rama “është nën shpatën e Damokles”. Presidenti amerikan Joe Biden në urdhrin e tij të nxjerrë në qershor të vitit 2021 dhe që e zgjati këtë verë për ndëshkimin e atyre që synojnë të destabilizuesve të Ballkanit përfshiu Shqipërinë dhe vendet e ish-Republikës Jugosllave në Ballkanin Perëndimor. Një përcaktim i qartë për Shqipërinë ku mbi bazën e këtij urdhri zgjerohet hapësira gjeografike të regjimit ekzistues të sanksioneve për të ndëshkuar të korruptuarit dhe sekuestruar pasuritë. Por përse përmendet specifikisht Shqipëria? Urdhri i presidentit u firmos menjëherë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli person “non-grata” ish-kryeministrin Sali Berisha. Në këtë vendim është përfshirë termi korrupsion dhe SHBA paralajmëron ndëshkim jo vetëm politikanë dhe zyrtarëve, por edhe personave të tjerë të lidhur me to, duke nënkuptuar dhe familjarët. “Urdhri zbatohet te personat: që është përgjegjës për apo bashkëpunëtor në, ose që është angazhuar në mënyrë direkte apo indirekte në korrupsion të lidhur me Ballkanin perëndimor ose një zyrtar ose ish zyrtar qeveritar në çdo nivel të qeverisjes në Ballkanin perëndimor që ka kryer shpërdorim të aseteve publike, tjetërsim të aseteve private për qëllime personale ose qëllime politike, ose që ka marrë ryshfete; që ka ndihmuar materialisht, që ka sponsorizuar apo siguruar mbështetje financiare, materiale apo teknologjike për, ose ka ofruar mallra apo shërbime për ose në mbrojtje të çdo personi pronat dhe interesat e të cilit janë të bllokuara në kuadër të këtij urdhri; ose që zotërohet apo kontrollohet nga, ose që ka vepruar apo pretendohet se ka vepruar për ose në emër të, në mënyrë direkte apo indirekte, të çdo personi pronat dhe interesat e të cilit në prona janë të bllokuara në përputhje me këtë urdhër”, thuhet në dekretin e Biden. Pra sfera e ndëshkimeve nga përtej Atlantikut është zgjeruar dhe se synon të ndëshkojë edhe familjarët e zyrtarëve të korruptuar. Ky është akti i tretë i SHBA-ve për pastruar klasën politike shqiptare nga të korruptuarit. Kujtojmë këtu që sinjali u dha me memorandumin e posaçëm për ekstradimet të firmosura mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, ku përfshihen edhe ato persona që kryejnë veprën penale të korrupsionit. SHBA me shpalljen e Berishës si person “non-grata” dha një mesazh të rëndësishëm se këto vendime do të pasohen me edhe akte të tjera të fuqishme, në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor. Si një mbështetëse e fortë e reformës në drejtësi, SHBA po jep sinjale të forta se po i caktohet vija e kuqe e zyrtarëve dhe politikanëve të korruptuar në Shqipëri dhe kjo duhet trembë të gjithë klasën politike shqiptare, ku njëri prej tyre është kryeministri Edi Rama, i cili me pazaret dhe aferat që bëri me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal ka cënuar sigurinë e SHBA.

Më të lexuarat