
SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Afera “Partizani”, Berisha refuzon sërish të paraqitet në SPAK dhe strehohet në Kuvend, ish-kryeministri sulmon Arben Krajën dhe Irena Gjokën, sot Apeli i GJKKO vendos për masën e sigurisë

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 21 Nëntor 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha refuzon që të paraqitet në SPAK për t’u njohur me masat e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’, në çështjen “Partizani” ku akuzohet për korrupsion pasiv. Ndërsa dje duhej të ishte përballë drejtësisë dhe të jepte llogari për këtë aferë, Berisha sërish përdori Kuvendin si mburojë, nga ku bashkë me mbështetësit e tij ka organizuar një skenar për të sabotuar punën. Dje, në një prononcim për media, ai tha se është urdhër i kryeministrit Edi Rama.“Unë jam paraqitur në Parlament. Jam paraqitur në Parlament nuk mund të pranojë kurrë përvetësimin që bën Rama”, tha ai. Sulme të ashpra pati edhe drejtësisë, ku prokurorin Arben Kraja dhe gjyqtaren Irena Gjoka, i cilësoi si mercenarë të Edi Ramës. Berisha tha se nuk do të paraqitet në SPAK. “Ai është një urdhër i Edi Ramës i lëshuar nëpërmjet mercenarëve të inkriminuar, siç është Arben Kraja, i cili qëndron në detyrë në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit të prokurorisë, që e nxjerr jashtë si ish-oficer sigurimit. Ua tregova unë dokumentin, ajo që fshihet prapa krimit, Irena Gjoka, e cila fshihet prapa krimit, dhe së fundi njeriu me lidhjet më obskure me Taulant Ballën. Pra ata janë shërbëtorë të mjerë që zbatojnë urdhra të Edi Ramës dhe i marrin pushtetin Parlamentit”, tha Berisha. Ndërkohë, mbrojtësit e Berishës, kanë kërkuar në Apel, deklarimin e humbjes së fuqisë së masës së parë, pikërisht pasi sipas tyre, ajo nuk është zbatuar brenda 48 orëve sipas neneve 248 dhe 249 të Kodit të Procedurës Penale. Ishte një seancë maratonë. Në mesditë, trupi gjykues njoftoi pushimin e parë prej 10 minutash. Më pas, palët u kthyen në sallë, ku vijuan me parashtrimet e palëve deri rreth orës 13.30, kur u njoftua pushimi i dytë. Seanca rinisi me parashtrimet e avokatëve të Jamarbër Malltezit që kërkuan humbjen e fuqisë së masës arrest me burg të vendosur ndaj dhëndrit të ish kryeministrit Sali Berisha. Seanca përfundoi rreth orësh 16.00, ndwrsa u shtyu pwr sot. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 20.11.2023, ora 09:00, lidhur me çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, pasi dëgjoi palët, i dha fund shqyrtimit gjyqësor po në datë 20.11.2023, ora 16:00, dhe urdhëroi shtyrjen e shpalljes së vendimit në datë 21.11.2023, ora 11:00”, njoftoi gjykata. Masat ndaj tyre u vendosën në 20 tetor, ndërkohë që është zbatuar vetëm ajo për Jamarbër Malltezin dhe biznesmenin Fatmir Bektashi, pasi Sali Berisha nuk është paraqitur në SPAK sipas vendimit të gjykatës.
Gjokutaj: Berisha s’u paraqit sepse vendimi është anti-kushtetues
Ndërkohë, avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, dje në një prononcim për mediat, pas përfundimit të seancës tha se kanë paraqitur argumentet e se masat e sigurimit nuk qëndrojnë, por edhe në thelb çështja është një farsë. “Kemi që nga ora 9 kemi paraqitur gjithë argumentet që jo vetëm masat e sigurimit nuk qëndrojnë por edhe në thelb çështja është një farsë. Janë bërë shkelje kushtetuese në shkallë të Parë edhe Jamarbër Malltezi ishte vet prezent. Gjykata ishte në pamundësi për të dhënë vendimin. Seanca është shtyre për nesër në orën 11 për të shpallur vendimin. Të gjitha kërkesat që kemi bërë një shkallë të parë ja kemi kërkuar edhe gjykatës së Apelit për t’i konstatuar. Maltezi shpjegoi gjithë procedurën e privatizimit dhe gjithë atë normalitet të procedurës”, tha Gjokutaj. I pyetur se pse nuk është paraqitur Berisha sot në gjykatë, Gjokutaj tha se nuk paraqitet karshi një vendimi antikushtetuese. “Nuk e di pse nuk është paraqitur Berisha. Berisha nuk paraqitet karshi një vendimi antikushtetues. Është një vendim nominal i informuar nga ne mbi anti-kushtetutshmërinë”, tha Gjokutaj.
Fatmir Bektashi paraqitet në SPAK
Nga ana tjetër, ndërtuesi Fatmir Bektashi është paraqitur dje në SPAK për masën ‘detyrim paraqitjeje’ dhe ‘ndalimi daljes jashtë shtetit’ në çështjen ‘Partizani’, ku akuzohet për korrupsion aktiv. Kjo është hera e dytë që Bektashi është paraqitur në SPAK për masën detyrim paraqitjeje, ndërsa në të dyja rastet ka refuzuar të flasë për mediat. Ndryshe nga Sali Berisha, i cili ka refuzuar që të paraqitet në SPAK, ndërtuesi Bektashi ka shkuar për të dytën herë. Bektashi akuzohet nga SPAK se ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezin në transferimin e fitimit prej 5.4 milionë euro nga ndërtimet në ish truallin e kompleksit Partizani.
Më të lexuarat


Gjysma e qeverisë së tij në burg, Rama: Nuk është e gëzueshme të shohësh njerëz me të cilët ke bashkëpunuar para drejtësisë, por kjo është merita jonë

Kaosi në Kuvend, Spiropali: Të mburresh se i vë flakën Parlamentit, do të thotë se po e kthen vendin pas

Bardhi flet pas kaosit: Kuvendi ka humbur legjitimitetin

Meçe: Berisha po luan viktimën, me ekspozimin e Argitës u tregoi demokratëve testamentin e vdekjes politike

Berisha shkeli vendimin e gjykatës, Gjikondi: Prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai e kanë detyrim ligjor të reagojnë

Vizita e Ramës në Shkodër, Bardh Spahia: Nuk tha asnjë fjalë për masakrën zgjedhore, prezantoi projekte që kanë nisur vite më parë

Rama nuk largohet me votë, Sali Berisha paralajmëron kaos, tregon planin si do ta rrëzojë qeverinë socialiste

“Gaz Bardhi pazare me Ramën”/ Plas debati në studio, Daci përplaset me Abilekajn

"U hodh në fushën e lojës, aty ku njeriu i zemrës u sulmua politikisht"/ Argita Malltezi në politik? Gazetari i njohur zbulon skenarin: Ja dy rrugët që mund të ndiqte vajza Berishës

Argita kryetare e PD? Juristi i njohur habit me deklaratën e bujshme: Edhe vajza e shpallur 'non-grata' nga SHBA dhe Britania, nëse nuk do të ishte...
