BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Politike

Afganët në rrezik, zbulohet kërkesa që senatori amerikan i ka bërë kryeministrit Rama

Afganët në rrezik, zbulohet kërkesa që senatori amerikan i

Gazetari Muhamed Veliu ka zbuluar se qeveria shqiptare në bashkëpunim me një senator amerikan po bashkëpunojnë për të nxjerrë nga Afganistani 705 persona.

Madje sipas këtij burimi, qeveria shqiptare i ka lëshuar tashmë vizat për 705 qytetarë afgan.

Kërkesa e kryeministrit Edi Rama, i ka ardhur nga senatori amerikan Richard Blumenthal i cili ia ka dërguar listën e këtyre 705 personave edhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Dy avionët që do t’i çojnë fillimisht në Doha e më pas në Tiranë ndodhen në aeroportin Mazari Sharif, por nuk po lejohen të ngrihen pavarwsisht se kanë leje fluturimi për tu ulur në Katar dhe në Shqipëri.

Vetë, senatori amerikan Richard Blumenthal ka deklaruar se:

“Unë bashkë me stafin tim kemi punuar ditë e natë për të siguruar një udhëtim të sigurt për dy avionë të cilët do të marrin shtetas amerikan, aleatë afganë që u rrezikohet jeta dhe familjet e tyre. Unë shpresoj që Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit të bëjnë gjithçka nën fuqinë e tyre e ta realizojnë këtë . Këta shtetas amerikanë dhe afganë të cilët sakrifikuan gjithçka për vendin tonë, në nuk mund ti lëmë ata atje”.

Elizabeth Rubin gazetare e NewYork Times e cila është duke bashkëpunuar me senatorin Richard Blumenthal thotë se Ministria e Jashtme e Shqipërisë dhe vetë kryeministri Edi Rama janë treguar jashtëzakonisht të gatshëm e bashkëpunues për sjelljen e tyre në Shqipëri.

Më të lexuarat