Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Afron ngritja e SPAK, KLP mbyll verifikimin për 6 prokurorë dhe i çon në veting, nis piketimi i emrave të parë që do të hetojnë pushtetarët

Postuar: 16/04/2019 - 09:00

Këshilli i Lartë i Prokurorisë duket se e ka eliminuar çdo pengesë për ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Falë edhe presionit të ndërkombëtarëve, brenda qershorit pritet që struktura që do godasë pushtetarët e korruptuar të jetë gati. Ditën e djeshme KLP zhvilloi mbledhjen e radhës, teksa miratoi raportin për analizën e aftësive profesionale për 6 nga 25 prokurorët që kandidojnë për SPAK, një kopje e të cilit ia dërgoi menjëherë KPK dhe një ONM. Mes këtyre emrave bien në sy ata të prokurorëve Manjola Kajani, Ened Nakuci, Eugen Beci, Doloreza Musabelliu, Elisabeta Imeraj dhe Vladimir Mara. Një kopje e këtij raporti i dërgohet menjëherë KPK dhe ONM. Më pas, sapo të mbarojë procesi i rivlerësimit kalimtar për 6 prokurorët nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, do të nisë përzgjedhja e prokurorëve për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, duke mos pritur përfundimin e vetingut për 25 kandidatët. Këtë fakt se shumë shpejt mund të kemi ngritjen e SPAK, përcakton edhe ligji, i cili përcakton se duhen 10 prokurorë që të ngrihet ky organ. Por në një kohë që 6 emra kanë shkuar për t’iu nënshtruar me përparësi vetingut, ndërkohë që pesë kandidatët të tjerë e kanë kaluar vetingun. Ç’ka do të thotë se Struktura e Posaçme Antikorrupsion do të ngrihet brenda muajit qershor. Madje, këtë optimizëm e shprehu pak ditë më parë vetë kreu i KLP, Gent Ibrahimi, kur theksoi se SPAK mund të nis punë edhe me më pak prokurorë, nga numri dhjetë që i lejon ligji. “Për fillimin e punës së SPAK numri i prokurorëve mund të jetë më pak se 10. Sesa do të jetë numri është një vendim që do të merret në kohën e duhur. Në momentin që ne kemi një numër të arsyeshëm të kandidatëve që e kanë kaluar vetingun në të dyja nivelet, ne mblidhemi dhe e themelojmë”, deklaroi Ibrahimi. Kështu që, shumë shpejt pritet që ish-ministra, ministra, deputetët të japin llogari para Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Dhe më pas me ngritjen e SPAK, do t’i hapet rruga edhe ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, që të dyja së bashku do të hetojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivel zyrtarësh të lartë.

Vendimet e KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e djeshme ka marrë edhe një sërë vendimesh të tjera. Kështu, në fillim të mbledhjes, KLP mori vendimin me 6-të vota pro për mos pranimin e anëtarit më të ri të këtij Këshilli, Vate Staka, në zbatim të nenit 116 ligjit 115/2016, i cili saktëson: “Anëtari i ri merr pjesë në mbledhjet e Këshillit pas përfundimit të afatit të ankimimit (pas marrjes së një vendimi i lihet çdo subjekti që preket nga vendimi të ankimoj vendimin në instancat përkatëse brenda një afati kohor prej 5 ditësh pune) prej 5 ditësh”. Më pas, KLP ka vendosur zëvendësimin e disa drejtuesve të prokurorive pas shkarkimit nga vetingu të titullarëve të mëparshëm në këto institucione, teksa caktoi Sali Hasën, drejtues të përkohshëm të Prokurorisë Sarandë, pas shkarkimit të Edison Ademit. Propozimi i Sali Hasës për drejtues i Prokurorisë Sarandë është miratuar me 7 vota pro. Ndërsa, Ludovik Doda është caktuar drejtues i përkohshëm i Prokurorisë së Apelit Durrës me 10 vota pro, pas shkarkimit të Ferdinand Elezit. Po kështu është miratuar me 5 vota pro, caktimi në detyrë (rikthim në sistemin e prokurorisë) pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë, i prokurorit Leonard Filopati për shkak të mbarimit të afatit të komandimit në Ministrinë e Drejtësisë. KLP ka miratuar gjithashtu me 5 vota pro caktimin në detyrë të prokurorit Bledar Valikaj në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë, i cili është bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj. 

Rigels Seliman

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2019 - 18:02

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar pak para së të nis mitingu i PD dhe protesta e opozitës.

Postuar: 20/06/2019 - 17:59

Ish-ambasadori i Italisë në Shqipëri, Paolo Foresti ka reaguar përmes një postimi në facebook, li

Postuar: 20/06/2019 - 17:50

Partia Demokratike ka shpërndarë një video, ku paraqiten policë në Shkodër duke kontrolluar perso

Postuar: 20/06/2019 - 17:46

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma komentoi situatën politike në vend dhe u ndal tek

Postuar: 20/06/2019 - 17:37

Përmes një postimi në facebook, nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar për përgjimet e pu

Postuar: 20/06/2019 - 17:23

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi pak para mbërritjes së kryeministrit Edi Rama në Shkodër,

Postuar: 20/06/2019 - 17:11

Sherefedin Shehu, kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Dibrës në vitin 2016-të ka reagu