Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Agim Kajmaku i dënuar në Greqi”, Gjata nxjerr prapaskenat e rënda dhe flet me emra: Këta 3 politikanë duhet të tregojnë të vërtetën!

Postuar: 23/08/2019 - 11:46

Partia Demokratike ka hedhur sot sërish akuza për kryebashkiakun e ri të Vorës, Agim Kajmakun.

Përmes një deklarate për mediat, konsulenti ligjor i PD, Çlirim Gjata kërkoi që Edi Rama, Belinda Balluku dhe vetë Kajmakun tu tregojnë të vërtetën shqiptarëve.

Gjata u shpreh se Kajmaku duhet të tregojë nëse ka qenë i dënuar në Greqi për vepra të rënda, ndërsa shtoi se kryeministri Rama e ka ditur që i zgjedhur i tij ka probleme me drejtësinë.

'Valdin Pjetri nuk është një rast i izoluar, një pjesë e kryebashkiakëve kanë probleme me drejtësinë. Ai që i bën bashkë është Edi Rama i cili i promovon dhe mbron. Njësoj si për Pjetrin ai e di që edhe Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar dokumentin e dekrinalizimit. Rama e di që ai ka probleme të hapura me drejtësinë greke. Rama e di që i përzgjedhuri i tij përbën një fakt që ai e ka bekuar fshehjen e Agim Kajmakun.

Pyetja drejtuar Edi Ramës, Belinda Ballukut, dhe Kajmaku. A është dënuar, dëbuar, arrestuar dhe shpallur në kërkim ndonjëherë në Greqi për vepra të rënda dhe a e ka fshehur këtë në formularin e dekriminalizimit? Këta të tre kanë detyrimin tu thonë shqiptarëve të vërtetën.

Socialistët protestuan për kryebashkaikun me probleme', tha Gjata mes të tjerash.

 

Deklarata e plotë:

Valdrin Pjetri, kandidati trafikant i Edi Ramës dhe Tom Doshit në Shkodër, nuk është një rast i izoluar. Një pjesë e mirë e kandidatëve të Edi Ramës në bashki të ndryshme të vendit kanë probleme me drejtësinë, për shkak të së shkuarës kriminale ose për lidhjet e tyre aktuale me krimin.

Çfarë i lidh bashkë të gjithë këta individë që e morën me pushtetin me dhunë, është Edi Rama, i cili mbron dhe promovon këdo që i shërben pushtetit të tij kriminal.

Njësoj si për Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se edhe Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit dhe duhet të japë menjëherë dorëheqjen e të përballet me drejtësinë!

Edi Rama e di se i përzgjedhuri i tij dhe i Belinda Ballukut për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën.

Ky është një fakt që Edi Rama e di shumë mirë, madje ai e kabekuar fshehjen e precedentit penal të Agim Kajmakut. Por Edi Rama po përpiqet të blejë kohë për kriminelin tjetër që i është zbuluar në bashki, këtë herë, duke fallsfikuar dokumentat shtetërorë, siç është formulari i dekriminalizimit.

Pyetja drejtuar Edi Ramës, Belinda Ballukut, Agim Kajmakut dhe Arta Markut është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë: A është dënuar, dëbuar, arrestuar dhe shpallur në kërkim ndonjëherë në Greqi për vepra penale të rënda dhe a e ka fshehur këtë fakt në vetedeklarimin e dekriminalizimit?

Agim Kajmaku iu shmang kësaj pyetje në tekst-përbetimin e ardhur të gatshëm nga zyra e Edi Ramës me sugjerimin e bashkëpunëtores së tij, Belinda Balluku. Por këta të tre, kanë detyrimin t’u thonë shqiptarëve të vërtetën:

A është arrestuar ndonjëherë në Greqi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto?

A ka çështje të hapur penale përfaqësuesi i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në Greqi?

Pse Edi Rama dhe Belinda Balluku vendosën veton duke shpërfillur PS të Vorës, kur socialistët protestuan para 30 Qershorit për kryebashkiakun me probleme të Ramës dhe Ballukut?

Strategjia e Edi Ramës për të mbrojtur Agim Kajmakun me betimin se ai as nuk është i dënuar, as nuk është i dëbuar nga Greqia nuk ka asnjë vlerë.

Ajo është një strategji e dëshuar, që do të ketë vetëm një përfundim: Edi Rama do të largohet me turp si kryeministri i cili ka vetëm një ofertë për qytetarët: krimin dhe hajdutërinë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 23:27

Komisioni Evropian është vënë në dijeni për dënimin e Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm, për “shpërdorim detyre”, por gjithsesi, ky institucion i rëndësishëm i Bashkimit Evropian nuk ka pranuar të b

Postuar: 20/09/2019 - 23:00

Kryeministri Edi Rama dhe homologu grek Kyriakos Mitsotakis pritet të takohen për herë të parë në

Postuar: 20/09/2019 - 22:55

Pasardhësi i Saimir Tahirit në krye të ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafaj mbështet hapur qënd

Postuar: 20/09/2019 - 22:37

Gjykata e shpalli ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të pafajshëm për trafik droge dhe fajto

Postuar: 20/09/2019 - 22:16

Në emisionin “Java” në TVSH, ish-deputeti Nard Ndoka u shpreh gati të hyjë në zgjedhj

Postuar: 20/09/2019 - 22:11

Avokati Spartak Ngjela, nuk e sheh aspak të nevojshëm këtë dialog.

Postuar: 20/09/2019 - 21:58

Juristi i CEZ Romeo Kara i ka shkruar një koment të gjatë ish-kryeministrit Berisha, në statusin