BREAKING NEWS

Frrok Çupi paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, si po thur komplote bashkë me Ilir Metën për të shpëtuar nga prangat, ja “arma” që duan të marrin në duar dhe informacionet tronditëse që ka CIA për “non gratën”

Frrok Çupi paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, si po thur
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë zjarri në Berat/ Plas sherri mes dy personave në lokal, 55-vjeçari nxjerr armën dhe... (Emrat)

Të shtëna me armë zjarri në Berat/ Plas sherri mes dy
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Alarmohet Met Rrumbullaku, mbledhje urgjente me vartësit

Çfarë ndodhi? Alarmohet Met Rrumbullaku, mbledhje urgjente me
x
BREAKING NEWS

Ortaku i Vuçiçit i vjen në ndihmë Serbisë, harton projekt Asociacioni për Kosovën dhe e dërgon në Paris e Berlin, anashkalon Uashingtonin e dyerve të mbyllura

Ortaku i Vuçiçit i vjen në ndihmë Serbisë, harton
x
BREAKING NEWS

“Drafti i Ramës për Asocacion një skandal historik”/ Spartak Ngjela shpërthen ndaj kryeministrit: Franca gjithmonë ka qenë kundër territorit shqiptar, ç’ punë ka me...

“Drafti i Ramës për Asocacion një skandal historik”/
x
BREAKING NEWS

Rusët duan mbrojtje në Shqipëri! Ambasada i bën kërkesën e pazakontë policisë shqiptare

Rusët duan mbrojtje në Shqipëri! Ambasada i bën
x
BREAKING NEWS

Kryeministri i Shqipërisë i jep të drejtë Serbisë dhe akuzon Albin Kurtin, irritohen kosovarët dhe kërkojnë shpalljen “non grata” si armik i shqiptarëve për interesat e serbëve

Kryeministri i Shqipërisë i jep të drejtë Serbisë dhe
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri/ KFOR zbulon kush fshihej pas protestave të dhunshme në Zveçan dhe i bën thirrjen e fortë Serbisë

Tensionet në Veri/ KFOR zbulon kush fshihej pas protestave të dhunshme
x

Politike

Agravojnë tensionet/ Digjen disa makina me targa të Kosovës, reagon menjëherë Haradinaj: Incidentet e fundit tregues se mund të ketë pengim të zgjedhjeve

Agravojnë tensionet/ Digjen disa makina me targa të Kosovës,

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj incidenteve të fundit në veri të vendit, ku janë djegur disa vetura me targa RKS. Ai ka bërë me dije se këto incidente janë tregues serioz se mund të ketë një skenar të pengimit të zgjedhjeve në veri.

“Incidentet e 2-3 ditëve të fundit në veri, janë tregues serioz se mund të ketë një skenar të pengimit të zgjedhjeve në veri, me pasoja edhe për sigurinë në atë zonë. Refuzimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale atje, shpërfaq mosgatishmërinë e palës serbe që të zbatojë marrëveshjen e arritur në Bruksel. Serbia dhe Kosova duhet që urgjentisht të fillojnë me përmbushjen e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit. Presidenti i Serbisë të heqë dorë nga destruktiviteti dhe t’i urdhërojë njerëzit e tij që të heqin dorë nga sulmet e dhunshme”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka kërkuar nga ndërmjetësit që të sigurojnë zbatimin e marrëveshjes.

“Njëkohësisht, kërkoj nga BE dhe ShBA që të shfrytëzojnë gjithë mekanizmat e tyre që ta mbrojnë suksesin e arritur me Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të sponsorizuar prej tyre, si bazë e fortë e rivendosjes së rendit dhe ligjit në veri të Kosovës. Në të kundërtën angazhimi i jashtëzakonshëm i të gjitha palëve për këtë marrëveshje, do të mbetej përpjekje pa rezultat”, ka vlerësuar Haradinaj.

Ai ka thënë se nëse marrëveshja nuk zbatohet në teren, efektet e saj do të jenë ët ulëta.

“Nëse marrëveshja nuk reflekton me një normalitet në terren, efektet e saj do të jenë të papërfillshme. Paqja në Kosovë është e paalternativë dhe inkurajoj të gjitha palët që të jenë të pakompromis në vendosmërinë e tyre për të mënjanuar të gjithë ata që e rrezikojnë edhe marrëveshjen edhe sigurinë”, ka shkruar Haradinaj.

Më të lexuarat