BREAKING NEWS

Video/ Nuk dorëzohet Zvicra, shkund rrjetën e Serbisë, Embolo barazon shifrat

Video/ Nuk dorëzohet Zvicra, shkund rrjetën e Serbisë, Embolo
x
BREAKING NEWS

“Protesta e 6 dhjetorit rast i mirë që opozita të marrë vëmendjen e BE-së”, politologu zbulon arsyen pse Vuçiç nuk vjen në Tiranë

“Protesta e 6 dhjetorit rast i mirë që opozita të
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe jehonë vrasjes së tmerrshme në Kosovë: Policia e rrethoi, por autori zgjodhi të vriste veten

Mediat serbe jehonë vrasjes së tmerrshme në Kosovë: Policia
x
BREAKING NEWS

Deputetja demokrate habit me deklaratën: Partia Demokratike ka përgjegjësi për largimin e të rinjve

Deputetja demokrate habit me deklaratën: Partia Demokratike ka
x
BREAKING NEWS

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimorë në Tiranë, i pranishëm edhe kancelari gjerman, ja kush do ta shoqërojë

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimorë në
x
BREAKING NEWS

Zgjedhja e kreut të SPAK, avokati bën deklaratën e fortë: Kanë devijuar nga objektivi, nuk po merren me zyrtarët e lartë

Zgjedhja e kreut të SPAK, avokati bën deklaratën e fortë:
x
BREAKING NEWS

Përplasja Braçe-Balla për buxhetin, deputeti i PS-së zbardh prapaskenat

Përplasja Braçe-Balla për buxhetin, deputeti i PS-së
x
BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë po ndodh

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me
x

Politike

Agron Duka flet për bashkëpunimin me partinë e re të Metës dhe shpalljen “non grata” të Berishës: Në zgjedhjet lokale të 2023 do garoj më vete

Agron Duka flet për bashkëpunimin me partinë e re të

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka komentuar situatën politike, ekonomike dhe sociale në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Duka ka zbuluar se PAA që ai drejton dhe sot është atashuar në opozitë, në zgjedhjet lokale të vitit 2023 do të garojë më vete, pasi siç theksoi ai, jo parti ka mjaft burime njerëzore dhe alternativa konkrete për t’u përfaqësuar. Më tej kreu i Partisë Agrare Ambientaliste shprehet se shpopullimi i fshatit, braktisja e fermerëve dhe qytetarëve është tejet shqetësuese, ndërsa shtoi se PAA ka politika konkrete për bujqësinë.

-Zoti Duka, ndonëse Shqipëria është një vend kryesisht bujqësor, duket se ky sektor është lënë disi në harresë nga thuajse gjithë qeveritë në këto 30 e kusur vite demokraci. Cili është vizioni juaj si Partisë Agrare Ambientaliste për t'i dhënë bujqësisë rëndësinë e duhur?

Sektori i Bujqësisë si një nga sektorët prioritar i ekonomisë shqiptare ende nuk është trajtuar si i tillë nga qeveritë shqiptare. Ne si PAA mendojmë se përveç mbështetjes më të madhe nga buxheti i shtetit për bujqësinë duhet të ndryshojë krejt koncepti i zhvillimit të saj. Politikat dhe strategjitë e zhvillimit të saj tani me çeljen e negociatave për anëtarësim në BE duhet të jenë pjesë e politikave dhe strategjisë  së BE. Kjo na e lehtëson orientimin e politikave bujqësore, bënë të mundur rritjen e fondeve  por dhe monitorimin e tyre nga Brukseli për të mos vazhduar që këto fonde të shkojnë për qoka partiake por për nxitjen e prodhimit bujqësor dhe rritjen e cilësisë së produkteve me qëllim tregtimin e tyre.

-Toka të lëna djerrë apo të braktisura. Cilat janë politikat që ju do të ndiqni për të ndryshuar situatën...

Fatkeqësisht nuk ka vetëm toka të djerrë dhe të braktisura por ka fshatra të braktisura siç ka dhe braktisje të vendit nga fuqia punëtore kryesisht të sektorit bujqësor. Zhvillimi i Bujqësisë krahas rrëndësi ekonomike ka dhe një rëndësi demografike. Pa zhvillimin e bujqësisë dhe po të ecet me ritmet që po zhvillohet ajo në vitet e ardhshme ka rrezik që të ulet gramatikisht popullsia e fshatit e si rrjedhojë edhe i fuqisë punëtore në këtë sektor kaq të rëndësishëm çka do jetë një sfidë e madhe për qeverinë nëse urgjent ishte nuk mbështet fermerët.

-Në vend ka debate dhe akuza se qeveria ka braktisur fermerët dhe blegtorët, duke i lënë krizë. Disa prej këtyre akuzave janë mungesa e subvencionit të naftës dhe plehrave kimik, të cilët madje janë artikuluar edhe nga goja e ish-zv/kryeministrit Erion Braçe. Sipas jush sa qëndrojnë këto pretendime?

Qëndrojnë plotësisht. Ish zv/kryeministër Braçe, duke qenë i partisë në qeveri me qëndrimin e tij kritik ndaj saj fakton bindshëm atë që ne si PAA dhe fermerët kanë 10 vjet që e kërkojmë. Problemi është që qeveria nuk ka veshë që të dëgjoj sepse nuk e ka prioritet bujqësinë. Ajo investon atje ku mundësia për të abuzuar e përfituar nga fondet është më e madhe dhe e garantuar. Fondet shpërdorohen për vepra që nuk janë imediatishtë të nevojshme si në fasada, tunele, akse rrugore të supervlerësuar në kosto, e sektorë të tjerë jo rentabël.

-Keni një bilanc ju si PAA si paraqitet situata në vend dhe kush janë disa nga problematikat që po hasin fermerët dhe blegtorët?

Sigurisht që kemi dhe i kemi bërë prezente si në Parlament, në qeveri, në Ministrinë e Bujqësisë së bashku me shoqatat e fermerëve. Nuk do doja t’i përmendja të gjitha se do duheshin shumë faqe gazete por programi i PAA për Bujqësinë është një dokument ku jo vetëm preken problematikat e fermerëve shqiptar por tregon rrugët e zgjidhjes dhe politikat e strategjitë që duhet të hartohen e të zbatohen për zhvillimin e Bujqësisë në vendin tonë. Aktualisht bujqësia zhvillohet spontanisht, pa grupime e koperime prodhuesish që mund të quhen fermerë, sot prodhohet dhe nuk shitet as në tregun e brendshëm se komprometohet prodhimi vendas nga malli i eksportit që vjen më lirë se subvencionohet nga qeveritë e vendeve te rajonit, nuk ka rajonizim të kulturave për garantimin e rendimentit dhe cilësinë e lartë, nuk ka lobim shtetëror për gjetjen e tregjeve dhe nuk investohet në marketimin e prodhimeve vendase por edhe në grumbullim, standartizim e frigorifikim të tyre etj, etj.

-Së fundmi është publikuar në Fletoren Zyrtare, Akti normativ i qeverisë, i cili, ndryshon kufijtë e të ardhurave, shpenzimeve dhe deficitin. Aty Qeveria përcakton shumën 12.1 miliardë lekë, afërisht 120 milionë dollarë fond kontigjencë për Paketën e Rezistencës Sociale ndaj Pasojave të Krizës. Njëherësh Qeveria ka rritur edhe 3.3 miliardë lekë, rreth 33 milionë dollarë, fondin rezervë, i cili në Buxhetin fillestar të këtij viti ishte 2.9 miliardë lekë. Shuma prej 120 milionë dollarësh duket se nuk do t’i shkaktojë shumë dhimbje Qeverisë. Kjo për shkak të nivelit të shkëlqyer të të ardhurave që po përjeton buxheti i shtetit për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve. Si ju duket ku vendim?

Ne jemi dakord dhe mbështesim Qeverinë për çdo korrektim në shifrat e planifikuara të buxhetit që diktoi kriza për shkak të luftës në Ukrainë dhe rritja si pasojë e çmimeve. Qeveria përveç rritjes së fondit për Rezistencën sociale që mendoj nuk është i mjaftueshëm duhet të shoh edhe rritjen e pagave dhe pensioneve sidomos të atyre në fshatë si dhe të planifikoj nga fondi rezervë dëmshpërblim të veçantë për fermerët që kanë pësuar dëme në prodhimin e tyre për shkaqe subjektive.

-Dakord dhe si gjithmonë jeni shterues, por më lejoni t’ju pyes se a ekziston mundësia që qeveria të bëjë indeksim pagash dhe pensionesh, për shkak se çmimet e shportës dhe karburantit janë rritur në mënyrë të frikshme. Nuk besoj se 3 mijë lekë të reja bonus, iu hedh hallin pensionistëve, dhe qytetarëve që trajtohen me ndihëm ekonomike...

Po siç thashë më lartë  fondet janë të pamjaftueshme sidomos për kategoritë e pensionistëve dhe atyre që trajtohen me ndihmë ekonomike.

-Le të përqendrohemi pak tek situata politike, ju pak javë më parë bëtë me dije se Partia Agrare Ambientaliste në zgjedhjet e ardhshme të pushtetit vendor do të garojë e vetme. Çfarë do të thotë kjo deklaratë?

Do të thotë që ne do garojmë si subjekt elektoral me siglën e PAA- së për këshillat Bashkiake dhe në pamundësi numerike për të pretenduar qenë  kreun e Bashkive do të  mbështesim kandidatura lokale që kanë në programin e tyre elektoral zhvillimin rural, fshatin, bujqësinë, ambientin dhe që na krijojnë bindjen se do ti realizojnë premtimet e tyre.

-Kush është vizioni juaj dhe si pritet të prezantohet Partia Agrare Ambientaliste tek qytetarët, këtu e kam fjalën për zgjedhjet lokale të vitit 2023?

Ne si PAA kemi një vizion bashkëkohor për të ardhmen e shoqërisë Shqiptare. Ne përveç çështjes së Bujqësisë mbështesim fuqimisht politikat ambjentaliste me një vizion të qartë për ekosistemit,ruajtjen e natyrës,respektimin e hapësirës publike,mbështetje e politikave për zhvillimin e gjelbërt. Jemi të bindur se ambjentalistët dhe aplikimi i politikave dhe respektimi i ligjësive të mbrojtjes ambientale janë synonim I shoqërisë së emancipuar dhe me mirëqenie. Përveç kësaj PAA ka në misionin e vetë politik sigurinë ushqimore si element determinant për ruajtjen e shëndetit.

- PAA është në një fazë riorganizimi aktualisht dhe në vjeshtë ajo do të fillojë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për këshillat bashkiakë dhe jovetëm. Kështu që më lejoni t’ju pyes, a ka Partia Agrare Ambientaliste burime njerëzore për të konkurruar me partitë e tjera politike?

Ne gjirin e partisë sonë ka kapacitete njerëzore  dhe specialistë të fushave të ndryshëm nga më të spikaturit e fushës së Bujqësisë,ambientit dhe sigurisë ushqimore dhe jo vetëm. Ata i janë bashkangjitur partisë sonë jo për karrierë e pushtet por me idealizmin e të shërbyerit të vendit me ekspertizën dhe përvojën e tyre dhe në këtë kontekst ne mundemi të përballemi me çdo forcë politike dhe të tregojmë vlerat tano.

- Kontrollin e Partisë Demokratike, e ka rimarrë ish-kryeministri Sali Berisha. A përbën shqetësim për ju fakti që zoti Berisha është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara? Qëndrimet e administratës amerikane kanë qenë të qarta se ato nuk do të bashkëpunojnë me një forcë politike të drejtuar nga zoti Berisha...

Kryetarët e partive politike i zgjedhë anëtarësia e partisë e ndërsa qeveritarët vota e popullit shqiptar. Shpallja “non grata” e çdo individi shqiptar nga ana e USA natyrisht që nuk mund të konsiderohet pozitive, por siç ju thash me lart verdiktin për çdo njeri a parti që garon e jep populli.

-Po me Partinë e Lirisë, e cila tashmë drejtohet nga ish-presidenti Ilir Meta do të bashkëpunoni?

Bashkëpunimet i dikton nevoja. Sot ne kemi nevojë të konkurrojmë për të treguar fuqinë reale të PAA-së në elektoratin shqiptar.