Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Agron Duka: Guvernatori i ri do të jetë “benjamin” i Ramës

Agron Duka: Guvernatori i ri do të jetë “benjamin” i Ramës

Postuar: 11/09/2014 - 10:30

Deputeti i Partisë Republikane, Agron Duka, në një intervistë për median, deklaroi se Rama do të zgjedhë në krye të Bankës si Guvernator, një prej të besuarve të tij, pavarësisht konsultimeve me Nishanin. Bojkotin e opozitës, Duka e vlerësoi si vendimin e duhur pavarësisht disa rezervave të republikanëve. 
 
“Njeriu që do të vendoset Guvernator, do të jetë njeri që do e vendosë Rama dhe do të jetë “benjamin” i Ramës. Të thotë sa të dojë ai që do ta vërë të pavarur nga politika, por do të jetë direkt i varur nga Rama. Jam i sigurtë se nëse do të dekretojë Presidenti një njeri, pa e aprovuar parimisht këta, do ta hedhin poshtë dhe do të provojnë një person tjetër që do t’i shkojë përshtat.
 
Bojkoti është një formë e detyrueshme në rrethana të caktuara, është një formë që sa më shpejt të kalojë aq më mirë është, se zëri opozitës është më i fortë në parlament, se sa jashtë saj. Duke qënë pjesëmarrës në seancat parlamentare, është më e fortë mënyra e komunikimit me publikun, është direkt opozita dhe kjo dihet sepse je ballë për ballë. Është ndryshe një debat i momentit, sesa një që vjen më pas në kohë. Do mundohet kjo të kompensohet me krijimin e këtyre grupeve të punës, sipas profesioneve apo formimit që kanë deputetët e ndryshëm, në mënyrë që të ndiqen që të gjithë ligjet që kalojnë në parlament dhe të bëhet një oponencë pozitive. Sensi është pozitiv, por gjithsesi largësia në kohë është logjike.
 
Mendoj që një menaxhim më i mirë nga ana e Kryeministrit, nga ana Kryetarit të Partisë Socialiste, ndoshta dhe e Kryetarit të Parlamentit, jo vetëm me thënie formale “ejani në parlament, se në parlament bëhet jeta parlamentare”, gjë që e dinë të gjithë, esenca do të ishte kjo që “një gjë e tillë nuk do të përsëritet më dhe nëse përsëritet do të jem unë ai që do të marr masat e duhura, sëbashku me grupin tim parlamentar” u shpreh Duka.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2019 - 23:58

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e homologut holandez Mark Rutte, i cili u shpreh se Shqipëria ka bërë progres, por jo mjaftueshëm, por replikoi duke ngritur pyetjen, në

Postuar: 18/10/2019 - 23:56

Ish-deputetja e PD Grida Duma e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, foli për negociatat

Postuar: 18/10/2019 - 23:52

Vendim negativ nga samiti i krerëve të shteteve të Bashkimit Europian për nisjen e bisedimeve për

Postuar: 18/10/2019 - 23:35

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në Facebook ka falenderuar Departamentin Amerikan të

Postuar: 18/10/2019 - 23:30

Kryeministri i vendit, Edi Rama, teksa është pyetur nga gazetarët në konferencë në lidhje me dekr