BREAKING NEWS

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas gabimit të pafalshëm që...

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas
x

Politike

Agron Duka: Ndryshimet kushtetuese ishin një akt arrogant dhe i njëanshëm, mazhoranca duhet të paguajë izolimin e Shqipërisë

Agron Duka: Ndryshimet kushtetuese ishin një akt arrogant dhe i

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, reagoi ditën e djeshme pas deklaratës së fortë të PPE për ndryshimet kushtetuese, duke deklaruar se çdo akt arrogant dhe i njëanshëm i mazhorancës vjen me kosto të lartë për vendin. Përmes një postimi në rrjetin social, Duka tha se izolimi i Shqipërisë është një faturë që mazhoranca duket e gatshme të pranojë në emër të makutërisë për pushtet. “Çdo akt arrogant dhe i njëanshëm i mazhorancës vjen me kosto të lartë për vendin. Izolimi i Shqipërisë është një faturë që mazhoranca duket e gatshme të pranojë në emër të makutërisë për pushtet, por shqiptarët nuk duhet ta pranojnë kurrsesi. Askush nuk mund ta marr peng perspektivën europiane të Shqipërisë; sidomos në emër të një sovranizmi fals, që sot është mishërimi më kuptimplotë i shprehjes së Samuel Johnson: Nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve!”, u shpreh Duka. Ndërsa ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Panariti u shpreh se fronti i Partive Popullore Europiane ka dhënë një mesazh të qartë mbi miratimin në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese. Përmes një postimi në rrjetin social, Panariti tha se Kushtetuta u ndryshua në mënyrë të njëanshme dhe në këtë mënyrë u prish konsensusi me opozitën reale. Ish ministri shton se Fronti më i madh Politik Evropian e ka dënuar këtë farsë dhe puç kushtetues “Shumica e Partive të spektrit politik të Evropës së Bashkuar (fronti i PPE) është shumë e qartë! U prish konsensusi me Opozitën Reale! Prandaj kushtetuta u ndryshua në mënyrë të njëanshme. Pra Fronti më i madh Politik Evropian duke dënuar këtë farsë dhe puç kushtetues shprehet se: Nuk ka dy opozita! Por një dhe vetëm një, ajo e votuara. Ajo sot ndodhet në një front unik! Fronti i madh opozitar. Opozita reale nuk ndodhet në parlament dhe prandaj ky është i delegjitimuar qoftë ne frymë (nuk është pluralist) qoftë në përmbajtje nuk i ka mandatet përfaqësuese nga forcat e votuara nga zgjedhësit në 2017 Prandaj fund teatrove të rrezikshme dhe destabilizuese”, tha Panariti.