
Amerikanët të vendosur për pensionimin e Berishës, kujt i është bllokuar viza rrezikon të mbetet jashtë listave, shtohet presioni ndaj Bashës

Agron Duka: Qeveria ka zhytur qytetarët në varfëri, ja pse Shqipërisë i duhet një plan rimëkëmbjeje realist kundër krizës ekonomike

Shkruar nga SOT.COM.AL 7 Gusht 2020
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka shpërthyer dje në akuza në adresë të qeverisë, duke e bërë përgjegjëse këtë të fundit për varfërinë, papunësinë dhe krizën ekonomike që ka mbërthyer vendin. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat dhe bazuar edhe në analizën dhe vendimin e fundit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë lidhur me gjendjen, risqet dhe sfidat e vështira të ekonomisë shqiptare, kreu i PAA vlerëson se është urgjent prezantimi i një plani konkret të rimëkëmbjes së ekonomisë shqiptare. “Plani duhet të ketë objektiva të qartë të reduktimit të rënies së ekonomisë, të efekteve pozitive të politikave respektive anti-krizë, të objektivave dhe efekteve të çdo politike monetare, fiskale, strukturore në uljen e papunësisë dhe varfërisë, në shkurtimin e kohës për rritje ekonomike dhe uljes së risqeve mbi stabilitetin financiar të vendit”, thuhet në deklaratë. Më tej, Partia Agrare Ambientaliste vlerëson se kjo është jetike për të reduktuar pasiguritë dhe paqartësitë për të ardhmen, të cilat shtohen edhe nga situata e vështirë politike dhe nga përhapja masive e zjarreve në shumë pjesë të Shqipërisë. Plani emergjent i rimëkëmbjes nuk mund të jetë një set parimesh dhe politikash të pamatshme, ai duhet të qartësojë llojet dhe përmasat e ndërhyrjeve shtesë nëpërmjet politikave monetare, politikave fiskale, por edhe në reformat strukturore që lehtësojnë rritjen e konsumit dhe investimeve individuale, të bizneseve dhe të buxhetit të shtetit. Një mbështetje më e qartë, më e plotë dhe e implementueshme është kritike në këtë moment për të papunët, për të varfëritë dhe për kompanitë që mbajnë jo më pak se 80% të numrit të punëtorëve përpara krizës së Covid-19”, thuhet në deklaratë. Ndërkohë, Partia Agrare Ambientaliste i bën thirrje Bakës së Shqipërisë që të investohet dhe të analizojë me kujdes situatën ekonomike në të cilën ndodhet vendi. “Kjo periudhë duhet t’i shërbejë BSH që të identifikojë dhe reduktojë pengesat në transmetimin në ekonominë reale të politikave monetare, por edhe të politikave fiskale dhe duhet t’i rekomandojë qeverisë një theks të veçantë në reformat, politikat dhe instrumentet konkrete që reduktojnë pasiguritë, paqartësitë dhe kostot shtesë që vijnë edhe nga kriza politike në vend”, thuhet në deklaratën e PAA.
Më të lexuarat


Deklarata e fortë e Klevis Balliut, paralajmëron nxjerrjen e disa dokumenteve ‘sekrete’: Do ndodhë këtë jave!

Nuk ndalet kryeministri Rama, publikon pamjet nga premtimi i radhës i mbajtur nga qeveria e tij (FOTO)

Jorida Tabaku lë mënjanë për një moment politikën, nxjerr foton si rrallëherë ndonjëherë

“Nuk bëri kurrë kompromis me të keqen”, Lulzim Basha përkujton demokratin e njohur: Politikani model ku mllefi dhe hakmarrja për kundërshtarin politik nuk gjeti kurrë vend! (FOTO)

Amerikanët të vendosur për pensionimin e Berishës, kujt i është bllokuar viza rrezikon të mbetet jashtë listave, shtohet presioni ndaj Bashës

Kushtetuesja nis punën me ligjin e pronave, ish-pronarët kundër draftit të qeverisë, më 4 shkurt rihapet debati

Berisha rrezikon të merret në pyetje nga SPAK, nis grumbullimi i dokumenteve për aferën e “Kompleksit Partizani”, do thirren të gjithë të akuzuarit

Berisha u përgjigjet sulmeve të Ramës pas 4 ditësh, e akuzon për shitjen e detit, asnjë pendesë për marrëveshjen e 2009

Thellohet skandali te “Shefqet Ndroqi”, dyshohet se janë përfshirë në korrupsion mjekë e infermierë, prokuroria zgjeron hetimet

Manastirliu: Rritje e numrit të rasteve të të shtruarve, brenda janarit mbërrijnë mbi 10 mijë doza të vaksinës
