Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ahmetaj dhe Sejko: Jo më kompani me dy bilance, ja masat që do të merren

Postuar: 07/12/2017 - 10:50

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj së bashku me Guveratorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, në një konferencë të përbashkët për shtyp, ka folur në lidhje me angazhimin e qeverisë ndajë luftës kundër informalitetit. 

Ahmetaj tha se ky angazhim do të konkretizohet në ditët në vijim.

“Kompanitë e mëdha vijojnë të operojnë me dy bilance. Kemi marrë angazhimin që kompanive tu njihet vetëm një bilanc zyrtar që është i përputhur me pasqyrën tatimore. Do të konkretizohet me të gjitha detajet teknike nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë në ditët në vazhdim”, tha Ahmetaj.

Ai deklaroi se janë dy aspekte për këtë nismë.
“Së pari ulja e kredive me probleme në ekonomi. Kjo problematikë u trajtua gjerësisht në mandatin e parë. Grupi i punës hartoi një strategji me qëllim reduktimin e kredive me probleme, ku një ndër masat ishte dhënia e kredive vetëm në bazë të deklaratave tatimore. Ky plan masash është konsultuar edhe me bankat e nivelit të dytë. Duhet të vendoset një normë e re në marrëdhënien mes bankave dhe kompanive. Sot niveli i kredive me probleme është 14.4%, rreth 10% më i ulët se viti 2013, e për këtë Banka e Shqipërisë e Guvernatori meritojnë një përshëndetje për punën e tyre.
Me qëllim frenimin e kredive të këqija, kemi ndërmarrë këtë nismë. Në këtë fazë të dytë, kemi fokus të posaçëm te biznesi i madh, duke bërë një skanim të thellë të riskut që janë shfaqur gjatë punës tonë. Bilancet fiktive shmangin detyrimet tatimore, dhe ka fshehje të deklarimit të saktë të pagave”, u shpreh ministri Ahmetaj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2018 - 22:56

Gazetari Robert Rakipllari ka komentuar audiopërgjimin e publikuar nga PD, i cili implikon vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, në trafikun e drogës.

Postuar: 21/05/2018 - 22:52

Kryeministri Edi Rama në intervistën nga qyteti i Gjirokastrës komentoi dhe disa prej politikanëve më të rëndësishëm në vend.I pyetur për presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, dhe

Postuar: 21/05/2018 - 22:48

Pas publikimit të audio-përgjimit të Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm, ka pasur lajme se deputeti Taulant Balla do të jete pasuesi i Fatmir Xhafajt në krye të di

Postuar: 21/05/2018 - 22:45

Për Spartak Brahon audio-përgjimi i publikuar nga Partia Demokratike me të cilin pretendon se vëllai i Ministrit të Brendshëm drejton një linje trafiku të drogës, është i gjithi

Postuar: 21/05/2018 - 22:44

Kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e së hënës në “ABC News” se ka informacione që çojnë në dyshime të arsyeshme se zyrtarë të lartë të PD kanë lidhje me kokainën që

Postuar: 21/05/2018 - 22:29

Edi Rama ka folur në një intervistë në Abcnews se si u bind për të mos e shkarkuar Fatmir Xhafajn nga detyra si Ministër i Brendshëm përmes një analize shkencore të kryer nga nj

Postuar: 21/05/2018 - 22:08

Edi Rama u pyet nga gazetarja Mirela Milori në një intervistë nga shtëpia e Skendulateve në Gjirokastër nëse do të bënte koalicion me PD.