BREAKING NEWS

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del me mesazhin frymëzues dhe shpresëdhënës (Videoja që po bën xhiron e rrjetit)

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del
x

Politike

“Ai ka sjellë një cek të madh”, Ambasdori Grenell flet nga Prishtina: Ja çfarë më tha Donald Trump për Kosovën

“Ai ka sjellë një cek të madh”, Ambasdori Grenell

I dërguari Special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell pas takimit me Presidentin dhe kryeministrin e Kosovës gjatë vizitës që po zhvillon në Prishtinë u shpreh në një konferencë për mediat se Presidenti Trump i kishte kërkuar që të shkonte dhe të ndiqte zbatimin e paktit që u firmos në Shtëpinë e Bardhë.

“Përshëndetje nga presidenti Trump. Jam i bashkangjitur nga shumë kolegë. E shikoni këtë prapa meje, ai është njeriu i parave ai e ka sjellë një cek të madh. Në fakt ende jo por do ta sjellë. Shumë premtime janë dhënë në të kaluarën dhe ajo se cfarë ne dëshirojmë të bëjmë është që të zbatojmë në përpikëmëri zotimet.

Duam të ju tregojmë popullit të Kosovës se do të punojmë për zhvillim ekonomik. Do ta falënderoj kryeministrin dhe presidentin Thaci për punën e tij të palodhshme në fillim të procesit.

Do t’i sjellim këto projekte në jetë. Energji e vërtetë që do të sjellë kjo marrëveshje do të ndërrojë dinamikën. Presidenti Trump më tha që të bëj një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës që do të sillte dinamzizëm ekonomik. Simbolizmi nuk e paguan qeranë. Duhet që të sjellim zhvillim. Muajin tjetër do të vijë një ekip tjetër në Kosovë. Do të kryej fizibilitetin në liqenin e Ujmanit.

Nuk do të ishim këtu pa presidentin Trump. Ai më tha bëjmë diçka ndryshe për njerëzit. Pasi u nënshkrua marrëveshja ai më tha, tani shko zbatoje. Ai gjithmonë shtyn përpara proceset“, përfundoi ai.